1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Procesi i Butmirit - Bisedime për reformat kushtetuese dhe pronën shtetërore

Nën mbikqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian liderët politikë në Bosnjë e Hercegovinë po provojnë të arrijnë një marrëveshje për reformat kushtetuese dhe pronën shtetërore.

Takimi në Butmir

Liderët politikë në Bosnjë e Hercegovinë po provojnë të arrijnë një marrëveshje për reformat kushtetuese dhe pronën shtetërore.

Baza ushtarake e EUFOR-it në Butmir është këtyre ditëve qendër e ngjarjeve politike në Bosnjë e Hercegovinë. Nën mbikqyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian liderët politikë në Bosnjë e Hercegovinë po provojnë të arrijnë një marrëveshje për reformat kushtetuese dhe pronën shtetërore. Qëllim kryesor është krijimi i instutucioneve funksionale shtetërore dhe tranzicioni i funksionit të përfaqësuesit të lartë për Bosnjë e Hercegovinën. Në bazë të deklaratave të liderëve të Bosnjës pas ditës së parë të bisedimeve gjasat për arritjen e marrëveshjes janë minimale. Kjo u vërtetua edhe pas raundit të dytëtë bisedimeve që përfundoi sot (21.10) pa asnjë rezultat konkret.

Kryetari i Bashkësisë Demokrate Kroate HDZ për Bosnjë Hercegovinën Dragan Çoviq: Unë jam pesimist andaj dhe kam propozuar që ne të dalim vetëm me një deklaratë për Kushtetutën dhe të mos flasim për problemet konkrete, pasi dallimet janë shumë të dukshme".

Liderëve të partive në Bosnjë dhe Hercegovinë iu është dhënë afat deri më 18 nëntor, që të arrijnë përparime për reformat kushtetuese.

Afat deri më 18 nëntor, që të arrihen përparime për reformat kushtetuese.

Paketa e ofruar për ndryshimet kushtetuese është e papranueshme edhe për liderin e Lidhjes së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), Milorad Dodik. Ai nuk pret ndonjë çudi nga procesi i Butmirit. "Pres realitet e kjo është që të vazhdojmë të ekzistojmë, që të jemi Republika Serbe dhe të kemi të drejtë për votën tonë", tha Dodik.

Ndërkaq kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), Sulejman Tihiq, deklaroi se: E domosdoshme është çështja e zgjidhjes së debllokimit të punës së institucioneve shtetërore. Po ashtu vlerësojmë se i domosdoshëm është formimi i Gjykatës Supreme të Bosnjë Hercegovinës".

Sociologu Bozho Zhepiq nuk beson që në bazë të propozimeve aktuale kushtetuese populli kroat do të ketë status të barabartë me serbët dhe boshnjakët. "Populli kroat dhe të gjithë qytetarët nga radhët e popullit kroat do të jenë në pozitë më të vështirë, se sa ç'janë tani dhe kjo është pozita e popujve të pabarabartë", thotë Zhepiq.

Pa asnjë rezultat konkret

Pa asnjë rezultat konkret

Politikanët nuk kanë dalë fare optimist nga raundi i parë i bisedimeve të zhvilluara të martën në mbrëmje në Butmir. Milorad Dodik ka udhëtuar për në Beograd, ku është takuar me presidentin e Rusisë Dmitri Medvjedev. Kreu i shtetit rus i ka thënë Dodikut se Rusia "nuk është kundër pjesëmarrjes së Republikës Serbe në bisedimet e Butmirit, por në to nuk duhet të ketë zgjidhje të imponuara".

Ndërkohë njoftohet se në bazën ushtarake të EUFOR-it në Butmir do të vazhdojë procesi i bisedimeve, edhe pse ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret edhe raundi i dytë mes përfaqësuesve të tre etnive në Bosnjë e Hercegovinë. Kështu njoftuan në orët e pasdites zëvendësekretari amerikan i shtetit James Steinberg dhe ministri i jashtëm suedez Carl Bildt. Liderëve të partive në Bosnjë dhe Hercegovinë iu është dhënë afat deri më 18 nëntor, që të arrijnë përparime për marrëveshjen e reformave kushtetuese dhe në përparimin e mëtutjeshëm të procesit të integrimeve të strukturat evroatlantike.

Autor : Samir Huseinović / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 22.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KCkQ
  • Data 22.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KCkQ