1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Proceset kundër Silvio Berluskonit

Lista e veprave penale të Berluskonit përmban ryshfete, mashtrime tatimore, financim të paligjshëm të partive politike. Por ai ia ka dalë shpesh me sukses të dilte nga laku i gjyqësorit.

Gjatë fushatës elektorale të gjitha proceset hetimore dhe penale kundër Silvio Berluskonit u pezulluan. Pas zgjedhjeve parlamentare, drejtësia italiane ka marrë përsëri në dorë dosjet e shumta ndaj Silvio Berluskonit. Në muajin mars pritet të shpallen tri vendime ndër ta më 18 mars 2013 ai në procesin skandaloz për marrëdhënie sekuale me të miturën Ruby.

Lista e dënimeve penale të Berluskonit është e gjatë. Një gjykatë e shkallës së parë në Milano e dënoi atë në fillim të marsit 2013 në të ashtuquajturin "proces Unipol" me një vit heqje lirie. Pritet që avokatët e Berluskonit ta apelojnë vendimin dhe procesi të rishqyrtohet në instancën e dytë.

Situata në procesin Mediaset është e ndryshme, prej kësaj pritet që Silvio Berluskoni të shpëtojë lehtë. Manjatit të medias u dënua fillimisht për mashtrim tatimor me katër vjet heqje lirie, por tre prej këtyre viteve qëlluan me periudhën e amnistisë që shpalli në vitin 2006 qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Romano Prodit për të lehtësuar burgjet e tejmbushura të Italisë. Gjykimi në apel pritet më 23 mars.

Lista e veprave penale të Berluskonit përmban ryshfete, mashtrime tatimore, financim të paligjshëm të partive politike. Por ai ia ka dalë shpesh me sukses të dilte nga laku i gjyqësorit. Sepse si kryeministër Silvio Berlusconi ia kishte dalë mbanë që me ligjet e imunitetit të suspendonte procedurat penale kundër tij.  Aktualisht prokuroria po heton ndaj Berluskonit për korrupsion dhe financimin ilegal të partisë.

Ndikimi i proceseve penale ndaj politikës së Berluskonit

Megjithë skandalet zgjedhësit i mbeten Berluskonit besnikë. Berluskoni është pronar i kompanive më të mëdha mediatike të Italisë dhe problemet e tij me drejtësinë trajtohen në të vetëm në sfond. "Ata që janë tifozë të Berluskoni shikojnë natyrisht këto stacone marrin prej tyre edhe informacionin që përshtatet me botëkuptimin e tyre. Dhe në këtë botëkuptim natyrisht që akuzat ndaj Berluskonit konsiderohen si gjueti shtrigash kundër figurës politike të Berlusconit." - thotë Stefan Koeppl, politolog në Universitetin Tutzing. Berluskoni përpiqet ta paraqesë veten si viktimë të drejtësisë italiane dhe u ka bërë thirrje pasuesve të tij për të protestuar më 23 mars kundër drejtësisë italiane.