1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Proceset e fondacioneve të huaja - Egjipti kërkon hetim parlamentar

Parlamenti i Egjiptit do të hetojë rastet lidhur me lejen për largimin nga vendi të punonjësve të fondacioneve të huaja dhe organizatave joqeveritare që ndodhen nën akuzë. Procesi do të vazhdojë të enjten (08.03.).

default

Punonjës të organizatave joqeveritare dhe fondacioneve të huaja largohen nga Egjipti

Nga Egjipti u larguan të enjten në mbrëmje (01.03) të huajt e akuzuar në të ashtuquajturin procesi i fondacioneve. Zgjati një farë kohe derisa presidenti i parlamentit të Egjiptit shprehu idninjatën e tij në publik. Saad al Katatni reagoi me një ton të ashpër të pazakontë. Kushdo që i ka lejuar ata të largohen, duhet të japë llogari. "Parlamenti do të përdorë të gjitha metodat, për të zbuluar të vërtetën. Ne do t'i ndëshkojmë ata që janë përgjegjës për këtë krim. Ky krim është një shembull për ndërhyrjen e paturpshme në drejtësinë egjiptiane. "

Seancë e jashtëzakonshme parlamentare

Al Katatni, një ndër politikanët kryesorë të partisë së vëllazërisë myslimane, për të dielën e ardhëshme (11.03) ka bërë thirrje për një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. Kryeministri Kamel al Gansouri duhet t'u shpjegojë deputetëve me saktësi, se si është bërë i mundur vendimi për largimin e të akuzuarve. Zbardhja e ngjarjes lidhur me procesin kundër 43 anëtarëve të organizatave joqeveritare, ndër to edhe dy punonjës gjermanë të fondacionit Konrad Adenauer, nuk duhet mbyllur vetëm përmes një vendimi politik, kërkoi presidenti i parlamentit. Al-Katani: "Eshtë vetëm drejtësia egjiptiane, e cila ka fjalën e fundit dhe që duhet të japë vendimin përfundimtarpër këtë çështje."

Ndërhyrje duhet të ketë pasur kryesisht nga qeveritë në Uashington dhe në Berlin. Ato kanë kritikuar ashpër dhe kanë protestuar kundër akuzave ndaj shtetasve nga vendet e tyre. Punonjësit e fondacioneve akuzohen, se kanë punuar ilegalisht në Egjipt dhe kanë ndërhyrë në politikën e vendit. Kjo është absurde, ka komentuar ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. Qeveria e SHBA-së reagoi ndaj akuzave jo vetëm me fjalë, por edhe e kërcënoi Egjiptin me ngrirjen e ndihmës disa milirdëshe për armatimet.

Prozess NGO Kairo

Procesi ndaj punonjësve të akuzuar të organizatave joqeveritare dhe fondacioneve të Egjipt

Në mediet egjiptiane ky kërcënim konsiderohet si një arësye, përse autoritetet juridike e kanë shfuqizuar urdhërin për ndalimin e largimit të të akuzuarve. Qysh më parë tre gjyqtarë kishin dhënë dorëheqjen nga procesi, sepse ishin përballur me presionin nga nivele të larta.

Trupi gjykues i përzgjedhur rishtaz do ta vazhdojë procesin të enjten (08.03) më parë nga sa ishte planifikuar. Por askush nuk beson, se të akuzuarit tashmë të larguar do të jenë të pranishëm.

Pöttering: Zhvillimet në politikën e brendëshme në Egjipt shqetësuese

Kryetari i fondacionit Konrad Adenauer, Hans-Gerd Pöttering, deklaroi të enjten në mbrëmje (01.03.), se sa i lehtësuar është tani që të dy bashëpunëtorët e fondacionit janë kthyer në atdhe dhe se as që çohet nëpërmend kthimi i tyre në Egjipt. "Unë nuk ia rekomandoj askujt që të paraqitet në proces. Ne kemi pasur përvoja javët e shkuara me mosmbajtjen e premtimeve të dhëna. Egjipti duhet të rifitojë besimin. Për aq kohë sa ka humbur ky besim, ne nuk ia rekomandojmë akusjt që të kthehet në Kajro apo diku gjetkë në Egjipt."

Për më shumë se 30 vjet fondacioni Konrad Adenauer i afërt me partinë kristian-demokrate ka qenë i pranishëm në Egjipt. Pas revolucionit këtë vend e pamë se si po niste rrugën inkurajuese të demokratizimit, u shpreh Hans-Gerd Pöttering. Por procesi i fondacioneve na krijon skepticizëm: "Dëmtimi ynë si fondacion është i rëndë, por çfarë na krijon më shumë shqetësim janë zhvillimet në politikën e brendëshme në Egjipt. Mos vallë synohet të shtypet lëvizja për demokratizim? Duket se të rinjtë, të cilët demonstruan në sheshin Tahrir, po pengohen tani të arrijnë atë, për të cilën u përpoqën: pra dinjitetn njerëzor, demokracinë, shtetin e së drejtës, të gjitha këto po ndalohen. Këto janë çështje, me të cilat duhet të përballen tani egjiptianët."

Autor: Cornelia Wegerhoff / V.Filaj-Ballvora

Redaktoi: Aida Cama