1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Proces historik në Ankara

Më shumë se 30 vjet pas puçit të përgjakshëm ushtarak në Turqi fillon procesi kundër fajtorëve kryesorë. Dënimi i tyre është pak i mundur por vetë procesi shënon një kthesë të madhe në drejtësinë turke.

Kenan Evren flet pas puçit ushtarak në një konferencë shtypi në vitin 1980

Kenan Evren flet pas puçit ushtarak në një konferencë shtypi në vitin 1980

Ai nuk pendohet fare: ky është mesazhi kryesor i udhëheqësit të puçit Kenan Evren gjatë marrjes në pyetje. "Parlamenti nuk funksiononte. Çdo ditë vriteshin deri në 20 njerëz", shpjegon sot ai ai puçin ushtarak me 12 Shtator 1980. Shefi i atëhershëm i ushtrisë Kenan Evren shpalli asokohe gjendjen e luftës, shkarkoi parlamentin dhe ndaloi të gjitha partitë politike. Ai justifikon puçin me përleshjet e përgjakshme mes të majtës dhe grupeve të djathta që rezultuan me vrasjen e më shumë se 5000 personave.

Është dashur të intervenojë ushtria për të vendosur gjendjen e sigurisë dhe për të rikthyer autoritetin e shtetit. Më shumë se 650.000 njerëz u arrestuan, ndërsa 50 u ekzekutuan. Ertuğrul Kürkçü, deputet i partisë kurde BDP, i cili atëherë ishte arrestuar si pjesëtar i një grupi majtist e quan këtë puç si "atentatin më të madh" në historinë politike të Turqisë.

Procesin e kanë mundësuar ndryshimet kushtetuese

Më shumë se 30 vjet është dashur që puçistët të nxirren para drejtësisë. Procesi fillon më 4. Prill. Kushtetuta e nxjerrë pas puçit i mundësonte atyre një imunitet të përjetshëm. Me inisiativën e partisë qeveritare AKP ne vitin 2010 është mbajtur një referendum dhe janë bërë ndryshimet kushtetuese që e hoqën këtë imunitet.

Gjeneralë turq pas puçit nderojnë monumentin e Qemal Ataturkut

Gjeneralë turq pas puçit nderojnë monumentin e Qemal Ataturkut

Vetëm në këtë mënyrë u mundësua procesi kundër gjeneralëve, të cilët ende janë gjallë, shefit të atëhershëm të ushtrisë Kenan Evren dhe ish-shefit të forcave ajrore Tahsin Sahinkaya. Prokuroria ka kërkuar burgosje të përjetshme.

Avokati Selçuk Kozağaçlı, mendon se kjo megjithatë nuk do të ndodhë. "Është shumë e qartë që gjeneralët që tani janë mbi 90 vjeç nuk do të nxirren para gjykatave. Do të shqyrtohet mundësia për një paraqitje përmes videos apo telefonit, por ata nuk do të vijnë në sallë", mendon ai. Kjo do të vendoset nga një komision, i cili duhet të shqyrtojë nëse të akuzuarit janë në gjendje të paraqiten në sallën e gjykimit, që mund të zgjatë me vite të tëra. Ndërkohë ata edhe mund të vdesin pa filluar ndonjë proces, pohon Selçuk Kozağaçlı.

Shenjë për demokratizim?

Çfarë do të thotë kjo për Turqinë? A thua Turqia me të vërtetë është e gatshme të përballet me një kapitull të errët nga e kaluara? Për shkencëtarin juridik Prof. Turgut Tarhanlı nga Universiteti në Stamboll procesi është shumë i rëndësishëm, por nuk mjafton. Ai mendon se përballja me të kaluarën kërkon edhe shumë hapa të tjerë. "Edhe më e rëndësishme është që aparati i shtetit të atëhershëm, pra të gjithë ata që kanë dhënë urdhëra në atë kohë, të nxirren para drejtësisë", pohon ai. Një ndryshim në Turqi është i mundur vetëm pas një distancimi nga mentaliteti politik dhe juridik i atyre që kanë kryer këtë puç. Por kjo nuk po ndodhë sepse ende ekziston mbështetja e ideve të regjimit ushtarak, mendon deputeti Ertuğrul Kürkcü.

Kenan Evren dhe Erdogan në një foto arkivi

Kenan Evren dhe Erdogan në një foto arkivi

"Ende është shumë vështirë të themelosh grupe, shoqata apo fondacione dhe sindikata që nuk janë në përputhje me këto mendime", shpjegon ai. Në Turqi ende ka shumë gazetarë të burgosur, që dëshmon se në këtë vend nuk ekziston liria e plotë e të menduarit. "Unë nuk shoh askund ndonjë shenjë demokracie", pohon Kürkcü. Për gjendjen e rëndë në media paralajmërojnë edhe ekspertë të tjerë.

Debatet për një kushtetutë të re

Kushtetuta e miratuar në atë kohë është ndryshuar disa herë, por vetë dokumenti i 12 Shtatorit ka mbetur në fuqi. AKP-ja po përpiqet që së bashku me partitë tjera të hartojë një kushtetutë civile. Por për një kushtetutë të re mund të bëhet fjalë vetëm në qoftë se ajo i respekton të drejtat e punëtorëve, stundetëve, pakicave, grave, homoseksualëve dhe të gjitha grupeve tjera të diskriminuara, mendon Selcuk Kozağaçlı. Ai megjithatë nuk është i bindur se në këto çështje do të bëhen ndryshime serioze.

Autor: Basak Özay/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi