1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Proces gjyqësor kundër "Frontit Global Islamik" në Mynih

Në Mynih nisi të martën (12.4.) procesi gjyqësor kundër tetë të akuzuarve të "Frontit Global Islamik". . Ata akuzohen se kanë vendosur në internet përmbajtje propagandistike dhe në këtë mënyrë kanë nxitur urrejtje.

Justitia - statuje e perëndeshes se drejtësisë

Justitia - perëndesha e drejtësisë

Gati dy orë iu deshën Prokurorit Federal, Michael Bruns paradite për të lexuar aktakuzën 76 faqëshe. Ajo përmban mbi 1000 videoklipe dhe mesazhe kërcënuese, të cilat janë vendosur në internet, janë përkthyer dhe pjesërisht edhe janë komentuar nga të akuzuarit, midis tyre një grua e re.

"Objekt i procesit gjyqësor është aktakuza kundër tetë kryesisht të rinjve, të cilët - pjesërisht si të rinj, pjesërisht si në rritje, pjesërisht si të rritur - kanë ndërtuar një grupim, i cili i ka vënë vetes si synim që të përhap propagandë xhihadistike, pra islamike në internet. Në forumin, që u ngrit të seksionit gjerman të "Frontit Mediatik Global Islamik" u vendosën: që nga raportimi për luftimet e Irakut, Afganistanit, pra video me tmerre nga shpërthimi i tankeve amerikane deri në videot ku njerëzve u pritej koka."

Dy projektorë në sallën e gjyqit të Qendrës Penale Juridike tregonin se kryegjykatësi Manfred Götzl kishte në plan edhe t'i shfaqte këto video.

Të akuzuarit, prej të cilëve shtatë kanë nënshtetësi gjermane, janë aktualisht në moshat nga 18 deri në 30 vjeç. Në kohën e kryerjes së veprave penale, më i riu prej tyre ishte vetëm 15 vjeç. Këtë rrethanë gjyqi do ta mbajë parasysh, thotë Nicole Lehmbruk, e cila së bashku me 15 kolegë paraqet mbrojtjen e të akuzuarve:

"Unë mendoj se Prokuria Federale synon të paraqesë me këtë një shembull se kjo formë e kriminalitetit në internet - siç mund të shihet- nuk do të durohet dhe se këtu do të tregohet me të vërtetë shumë qartë: edhe të rinjtë janë përgjegjës për përmbajtjen që vendosin në internet. Ne do të shohim si do të zhvillohet e gjitha. Një proces i tillë ka gjithmonë një dinamikë të tijën të brendshme."

Nuk përjashtohet që procesi gjyqësor kundër katër të akuzuarve, të cilët e kanë pranuar fajin, të zhvillohet i ndarë dhe të përfundojë shumë shpejt.

Në përgjithësi, kështu shprehet Prokurori Federal, Michael Brunns, synohet të tregohet se ky lloj propagande është njëri nga kolonat mbështetëse të terrorizmit ndërkombëtar dhe se herë pas here, si para pak kohësh në Frankfurt, atentatorët nxiten për atentate.

"Ne e shohim procesin gjyqësor në dy këndvështrime: njëra është që ne kemi të bëjmë me të akuzuar të rinj, të cilët me siguri kanë rënë këtu në një rrugë të gabuar të gjetjes së identitetit- pjesërisht, pra jo të gjithë. Nga ana tjetër, ne e konsiderojmë propagandën islamike në internet për instrumentin më të rrezikshëm të xhihadizmit, të terrorizmit ndërkombëtar, i cili ekziston për momentin. Dhe prandaj ne jemi të mendimit se këtu duhet dhënë një sinjal."

Të gjithë të akuzuarit janë të lirë. Ky është edhe një indikacion se asnjërin nga ata nuk e pret dënimi maksimal prej 15 vjetësh, të cilin e parashikon ligji për mbështetjen e një organizate terroriste.

Autor: Oliver Bendixen/Auron Dodi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 13.04.2011
  • Fjalët kyç münchen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10s8X
  • Data 13.04.2011
  • Fjalët kyç münchen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10s8X