1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Procedurë e shpejtë e pashembullt - Miratohet paketa për shpëtimin e sektorit financiar

Pengesa e parë u kapërcye. Me shumicë të madhe parlamenti gjerman miratoi paketën e shpëtimit prej 480 miliardë eurosh për luftimin e krizës financiare. Edhe dhoma e lartë e parlamentit e miratoi ligjin e emergjencës.

default

Dhoma e lartë e parlamentit gjerman

Të paktën njëri gjen ende fjalë miqësore për bankierët: ministri gjerman i ekonomisë Michael Glos përshëndeti në debatin mbyllës njoftimin e shefit të bankës Deutsche Bank, Josef Ackermann, se do të hiqte dorë nga bonuset që i takojnë me kontratë. Ky është një shembull për t'u ndjekur dhe një shenjë e parë e gëzueshme, tha Glos. Kryetarja e grupit parlamentar të të gjelbërve Renate Künast ishte më pak miqësore. Ajo pyeti se përse Ackermann mendon se ka merituar një bonus. Ai duhet të heqë dorë nga gjithë rroga e tij, tha Künast. Në rradhët e politikanëve po shtohet zemërimi ndaj përgjegjësve për mjerimin financiar i cili rëndon tani mbi supet e shtetit e në rradhë të parë të taksapaguesve. Kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Peter Struck tha gjatë debatit se sektori financiar nuk do të dalë i paprekur nga kriza. Për deficitet e mundshme nga masat e shpëtimit sektori duhet të përgjigjet vetë.

"Këta zotërinj duket se kanë luajtur një monopoli gjigand ku nuk ishte e nevojshme të kujdeseshe për humbjet. Pasojat e krizës së shkaktuar nga marrëzia e tyre e madhështisë duhet t'i vuajnë tani qytetarët. Këta zotërinj duhet të zbresin nga kali i tyre madhështor dhe të përpiqen në mënyrë konstruktive e para së gjithash solidare për zgjidhjen e këtyre problemeve."

Homologu i tij nga fraksioni kristiansocial-kristiandemokrat Volker Kauder plotësoi:

"Tani nuk fjala që nga inati apo arsye të tjera të kufizohen rrogat. Jo, fjala është që me këto masa të rivendoset në vend ajo çka u ka humbur një pjese të atyre që punojnë në këto banka apo struktura financiare. Duhet të ndodhë një rikthim në gjirin e shoqërisë në mënyrë që të mos vazhdohet të luhet jashtë çdo kufizimi e rregulli."


Në një procedurë me shpejtësi të pashembullt ligji për ndihmën prej rreth 500 miliardë eurosh kaloi në instancat parlamentare. Kjo u bë e mundur pasi opozita hoqi pjesërisht dorë nga e drejta e saj parlamentare e ushtrimit të kontrollit e cila si rregull bën që procedurat ligjvënëse të zgjasin disa javë. Por kjo nuk është një biletë e hapur për qeverinë, theksoi kryetari i liberalëve gjermanë në opozitë Giudo Westerwelle, përkundrazi një hap i detyruar nga nevoja:

"Natyrisht ne nuk jemi dakort me çdo masë që përmban kjo paketë. Por ne duhet të mendojmë edhe se çfarë do të thotë për vendin dhe ekonominë tonë, për stabilitetin e parasë nëse paketa e shpëtimit nuk do të merrte sot shumicën."

476 parlamentarë votuan në përfundim pro ligjit, 99 kundër tij. Të gjelbrit mbajtën qëndrim refuzues dhe folën për një çek të bardhë prej 500 miliardë eurosh me të cilin qeveria nuk i përgjigjet përgjegjësisë që ka ndaj taksapaguesve. Kryetari i grupit parlamentar të të majtëve Gregor Gysi e argumentoi "Jo-në" e tij me mungesën e besimit tek qeveria. Ai kritoi gjithashtu ashpër sistemin ekonomik dhe i bëri thirrje qeverisë të përqëndronte tani vëmendjen mbi pasojat e krizës financiare dhe ekonomisë së dobët.


"Nëse nuk hartoni një program konjukturor, nëse nuk shtoni kontributet sociale atëherë do të përjetojmë një rënie ekonomike e cila do të jetë aq e shtrenjtë sa nuk ia uroj askujt. Për këtë është e nevojshme të bëni tani një tjetër politikë."


Por programet për mbështetjen e ekonomisë janë megjithatë shumë të kontestuara në qeverinë gjermane. Krahu i majtë i partisë socialdemokrate angazhohet për to por edhe ministri i ekonomisë, politikani kristiandemokrat Glos. Kryetari i fraksionit socialdemokrat Peter Struck kërkoi që kjo të diskutuohet pas vlerësimit të ri të ardhurave fiskale në fillim të nëntorit. Kështu investimet e miratuara në arsim dhe infrastrukturë mund të kryhen përpara afatit.

  • Data 17.10.2008
  • Autor Kinkartz, Sabine, DW Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FcDn
  • Data 17.10.2008
  • Autor Kinkartz, Sabine, DW Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FcDn