1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Problemi në Maqedoni është se cila parti shqiptare do të jetë pjesëtare e koalicionit

Nikolla Gruevski fitoi zgjedhjet, por nuk ka fituar ende gjendjen politike, sepse për të garantuar moskeqësimin e klimës ndëretnike në Maqedoni ai duhet të përfshijë në qeveri një nga dy partitë shqiptare.

Doris Pack

Doris Pack

"Ç'do të thotë: fitore e vërtetë?" - tha kryetarja e delegacionit të Parlamentit Evropian për vendet e Evropës Juglindore, Doris Pack, në një intervistë për programin maqedonas të Deutsche Welles, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo është një fitore e vërtetë për VMRO-në.

"Me sa di unë Gruevski ka fituar një vend më shumë sesa gjysma në parlament, por me kaq nuk e ka fituar ende gjendjen politike, sepse ai duhet të përfshijë në qeveri një nga dy partitë shqiptare për të garantuar moskeqësimin e klimës ndëretnike në Maqedoni." - u shpreh zonja Pack.

"Problemi do të jetë se cilën parti do të marrë ai në koalicion dhe më parë Gruevski ka thënë se do të marrë partnerin e vjetër, PDSH-në. Kjo do të thotë që BDI-ja, e cila i krijoi vështirësitë - edhe vitet e fundit - mbetet përsëri e papërfshirë. Se a do të kintribuojë kjo në paqëtimin e gjendjes, këtë e vë në dyshim."

  • Data 02.06.2008
  • Autor Nada Steinmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EB5R
  • Data 02.06.2008
  • Autor Nada Steinmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EB5R