1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Problemi i sigurisë në qarkullimin ajror - Rrëzimi i avionit në Madrid një nga katastrofat më të rënda ajrore të viteve të fundit

Pas fatkeqësisë së avionit të linjës ajrore Spainair në afërsi të Madridit, ku humbën jetën 153 njerëz analistët në shtypin gjerman tërheqin vëmendjen për aspektin e sigurisë.

default

Punonjësit e shoqërisë Spanair mbajnë pesë minuta zi për viktimat e fatkeqësisë ajrore

Thuajse njëzëri komentatorët i referohen në këtë kontekst problemit të pagave dhe shkurtimeve të vendeve të punës, që influencojnë ndaj sigurisë së teknikës.


„Landeszeitung Lüneburg“ analizon: „Ende nuk dihet shkaku i katastrofës së avionit në Madrid. Por ka shenja të forta, që tregojnë, se kufizimet në kulturën e sigurisë si pasojë e konkurrencës shkatërrimtare në qiell mund të kenë luajtur një rol. Deri tani Spainair ka pasur një imazh të mrekullueshëm sa i përket sigurisë. Por shpata e Demokleut, e mprehur prej kerozinës së shtrenjtë dhe luftës së egër me çmimet, e detyroi shoqërinë, që të shkurtojë një të tretën e 3.800 vendeve të punës. Në një klimë të shpërbërjes nuk mund të parandalohet ulja e nivelit të punës. Në luftën me çmimet avullojnë pretendimet për sigurinë. E gjithë dega e shoqërivë ajrore ndodhet në pikiadë. Analistët britanikë parashikojnë, që më shumë se 50 shoqëri ajrore evropiane nuk do t´i mbijëtojnë dimrit të ardhshëm. Deri tani në altarin e mobilitetit me kosto të ulët është sakrifikuar mbrojtja e klimës. Ka shumë mundësi që viktima e ardhëshme të jetë siguria e pasagjerëve.“


„Hamburger Abendblatt“ i referohet kulturës së sigurisë: „Përfytyrimi sikur të jesh vet në një avion që rezohet është një nga frikërat më të mëdha që mund të mendohen. Ndëkrohë që statistika flet një gjuhë të qartë. Në mbarë botën çdo vit vdesin mesatarisht 1000 njerëz prej aksidenteve në qarkullimin ajror, ndërkohë që vetëm nëpër rrugët e Gjermanisë numri i viktimave është pesë herë më i lartë. Megjithatë frika nga rëzimi i avionëve është më e madhe se frika prej një aksidenti automobilistik. Siguria është në plan të parë, deklaroi shoqëria Spainair pas fatkeqësisë. Një gjë e tillë është e lehtë të thuhet. Por në mënyrë që çdo i punësuar qoftë edhe në punën e përditshme, aq më shumë nën presionin e rendimentit, të veprojë konform kësaj duhet që kultura e sigurisë të ketë rrënjë të thella.“


Gazeta "Obermain-Tagblatt" komenton: „Ç´vlerë kanë statistikat? Fluturimi është i sigurtë, e qartë, por ndienja e sikletit nuk të shqitet, si kudo, kur je tërësisht në varësi të teknikës dhe kombinimit perfekt të mijëra hallkave të saj. A i ka shtrënguar vallë si duhet të gjitha vidat tekniku i paguar nën normë dhe i lodhur? E në këtë mënyrë ngjallet ndienja e frikës, kur avioni merr vrull në pistën e ngjitjes, turbinat gjëmojnë dhe shpejtësia e ngjesh pasagjerin pas sediljeve.“


  • Data 22.08.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2aY
  • Data 22.08.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2aY