1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Problemi i pikave doganore Serbi-Kosovë duhet trajtuar në mënyrë neutrale

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës shtojnë kritikat ndaj administratës së OKB-së sa i përket fuqisë ekzekutive që ka kjo administratë pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.

Zannier: Nuk ka asnjë plan për kthimin në funksion të pikave doganore në veri të Kosovës me Serbinë.

Zannier: Nuk ka asnjë plan për kthimin në funksion të pikave doganore në veri të Kosovës me Serbinë.

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, ka deklaruar se tash për tash, nuk ekziston asnjë plan për kthimin në funksion të pikave doganore në veri të Kosovës me Serbinë. Çështja e dy pikave doganore me Serbinë, sipas shefit të UNMIK-ut, duhet të jenë pjesë e bisedave Prishtinë Beograd dhe ky problem duhet trajtuar në mënyrë neutrale jashtë çështjes së statusit. Qeveria e Kosovës, thotë se dy pikat doganore duhet të futen menjëherë në funksion, në mënyrë që të ndalet kontrabanda në veri të Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, shtojnë kritikat ndaj administratës së Kombeve të Bashkuara, sa i përket fuqisë ekzekutive që ka kjo administratë pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Qeveria e Kosovës, i ka rikujtuar shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, se kjo administratë nuk mund të bëjë kurrfarë marrëveshje me Beogradin sa i përket Kosovës. Këto kritika të qeverisë, bëhen pas qëndrimit të fundit të shefit të UNMIK-ut, se cështja e doganave veriore të Kosovës me Serbinë duhet të jetë pjesë e bisedave Prishtinë Beograd dhe kjo cështje sipas numrit një të UNMIK-ut, duhet trajtuar në mënyrë neutrale, jashtë cështjes së statusit. Lamberto Zannieri, kë thënë se tash për tash, nuk ka asnjë plan për kthimin e funksionalitetit në dy pikat doganore të Kosovës me Sebinë, të cilat janë jashtë funksionit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo, zëvëndëskryeministri Hajredin Kuqi, thotë se qeveria ka një plan për funksionalizimin e këtyre dy pikave doganore, por për këtë kërkohet edhe ndihma e forcave paqerujatëse, KFOR. "Unë jam i bindur se në këto dy pika kufitare të Kosovës me Serbinë shumë shpejtë do të vendosim kontroll, por që kjo të ndodhë, nevojitet edhe ndihma e forcave paqeruajtëse, KFOR. Kjo për shkaqe sigurie, sepse ka tendenca për organizime protestuese si nga Serbia ashtu edhe nga serbët e Kosovës dhe në një situatë të tillë kemi të bëjmë me sigurinë e doganiereve tanë", thotë Hajredin Kuqi.

Zëvëndëskryeministri Kuqi, thotë se qeveria ka dy alternativa. E para është që dy pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit të mbyllen përkohësisht për qarkullimin e mallrave dhe e dyta është që këto dy pika doganore të mbesin të hapura për qarkullimin e mallrave, pjesërisht. Edhe zyrtarët ndërkombëtar në Kosovë, ata të UNMIK-ut dhe misionit të ri të BE-së, EULEX, disa herë kanë shprehur shqetësimin e tyre për kontrabanden me mallra që po zhvillohet në veri të Kosovës. Mirëpo, ata nuk kanë dashur që më forcë të mbrojnë këto dy pika doganore, për faktin që më cdo kusht dëshirojnë të mbajnë një gjendje stabile të sigurisë në veri të Kosovës.

  • Data 04.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqIg
  • Data 04.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EqIg