1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Problemi i kurdëve nuk zgjidhet me luftë

Mbi përfundimin e ofensivës irakiane në Irak edhe dy zëra nga shtypi gjerman

default

Aeroplanë turq duke sulmuar Irakun e Veriut

E përditshmja nga jugu i Gjermanisë "Nürnberger Zeitung" shkruan: 


"Po krijohet përshtypja se kjo fushatë e bërë në praninë e mediave të shumta mund të jetë një aktivitet sa për sy e faqe. Kryeministri Erdogan, i cili që në fillim nuk ishte shumë dakord me goditjen luftarake, e pranoi këtë vetëm pas trysnisë së ushtruar nga kreu ushtarak dhe opinioni publik, të cilët donin t'i jepnin një mësim guerrilasve. Kryeministri e di fare mirë, që problemi i kurdëve nuk  mund të zgjidhet ushtarakisht. Ndoshta kjo fushatë e shkurtër do t'i mundësojë atij tani më shumë hapësirë për manovra politike."


Ndërsa "Tagesspiegel"  nga Berlini kërkon një zgjidhje tjetër për problemin e kurdëve:


"Mbitheksimi i aspektit ushtarak në luftën kundër terrorit, për fat të keq është kthyer në një parim bazë në Turqi, të cilin nuk e cënon as qeveria e Erdoganit.  Ashtu si edhe më parë, Ankaraja gjendet brenda një rrethi vicioz. Pa mbaruar terrori i PKK-së nuk mund të flitet për reforma, thotë qeveria. Ndërkohë që vetëm reformat dhe mirëqënia mund të izolojnë ekstremistët kurdë dhe t'i bëjnë ata të parëndësishëm. Në se ajo problemin e kurdëve nuk do ta kapë nga rrënjët politike dhe sociale të tij, Turqia edhe mbas 20 vjetësh do të duhet ta dërgojë ushtrinë e saj në Irakun e Veriut. "

  • Data 29.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DG4n
  • Data 29.02.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DG4n