1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Problemet në familjet gjermane

Raste të keqtrajtimit e madje vrasjes së fëmijëve kanë zënë vitet e kaluara vazhdimisht kryetitujt në Gjermani. Në vitin 2005 në Gjermani u kallëzuan pothuajse 3.000 keqtrajtime fëmijësh.

Fëmijë që keqtrajtohet në familje

Fëmijë që keqtrajtohet në familje

Por shifra e pazbuluar është shumë e lartë, sepse stepja për të kallëzuar një anëtar të familjes nuk duhet nënvlerësuar. Por ç'mundësi kanë zyrat për mirëqenien e të rinjve dhe insitucione të tjera shtetërore e private?

Dëgjojmë ditë e natë një fëmijë që qan

Zonat sociale sociale gjenden vetëm pak minuta me autobus larg qendrës së Bonit - Dransdorf, Tannenbusch ose Bonn-Nord. Nga këto lagje i vjen çdo vit zyrës për mirëqenien e të rinjve pjesa më e madhe e 300 deri 400 lajmërimeve për familje problematike, thotë Werner Roskosch. Ai drejton shërbimet e specializuara për ndihmë familjare dhe ndihmë edukimi të zyrës për mirëqenien e të rinjve në Bon dhe i njeh këto lajmërime: 'Një shembull: Ne dimë që në afërsi u lind një fëmijë para një viti, nuk e kemi parë asnjëherë atë fëmijë. Ose: Në verë, kur dritaret janë hapur, dëgjojmë ditë e natë një fëmijë që qan. Kjo nuk mund të jetë normale.'

Ndihmë në edukim

Shumica e familjeve problematike ka thjesht nevojë për ndihmë në edukim që planifikohet në bashkëpunim me to dhe jepet nga zyra për mirëqenien e fëmijëve dhe nga institucione private. Por në rreth 40 raste ka vërtet keqtrajtime konkrete të fëmijëve, thotë Werner Roskosch: "Disa familje i drejtohen vetë zyrës për mirëqenien e të rinjve kur kanë nevojë për ndihmë."

Në Bon po ngrihen rrjete

Por për shumë njerëz kjo zyrë me muret e leyra ngjyrë bezhë, shkallët e vjetra dhe linoleumin e viteve pesëdhjetë ka ende imazhin se më shumë kërkon të kontrollojë sesa të ndihmojë. Prandaj në Bon po përpiqen që shumë institucione, zyra, shkolla, kopshte, bashkësi famulltare apo qendra të familjes t'i lidhin në rrjete duke zbuluar në këtë mënyrë edhe problemet familjare.

  • Data 13.12.2007
  • Autor Daphne Antachopoulos
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbL4
  • Data 13.12.2007
  • Autor Daphne Antachopoulos
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbL4