1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Problemet me regjistrimin e serbëve në Kosovë

Kundërshtimi i bashkëpunimit të serbëve të veriut me institucionet e Kosovës është një ga sfidat kryesore për regjistrimit e popullsisë në fillim të vitit të ardhshëm. Regjistrimi i fundit në Kosovë është bërë më 1981.

default

Tahiri: Regjistrimi do të kryhet sipas normave.

Përfaqësues të ministrisë së Administratës Publike, besojnë se edhe Kosova në fillim të vitit të ardhshëm, ashtu sikur edhe të gjitha vendet evropiane do ta bëjë regjistrimin e popullisë. Janë mbushur plot 30 vjet kur për herë të fundit në Kosovë është bërë regjistrimi i popullsisë. Kjo periudhë e gjatë kohore është një sfidë e madhe më vete, mirëpo një sfidë tjetër në Kosovë do të jetë përfshirja e komuniteit serb në regjistrim, sidomos i atyre që jetojnë në pjesën veriore të vendit. Kjo për faktin që serbët e kësaj pjese nuk i njohin institucionet e Kosovës, por bashkëpunojnë vetëm me strukturat paralele që ka Serbia në Kosovë.

Serbët duhet përfshirë në regjistrim

Montage Serbien und Kosovo Symbolbild

Probleme të mëdha me ndikimin e Serbisë...

Ministrja e Administratës Publike Edita Tahiri, thotë për Dë-së, se projekti i regjistrimit të popullsisë është një projekt teknik që edhe serbët e Kosovës duhet përfshirë në të.
“Po punojmë edhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të ndikojnë te Beogradi zyrtar për të mos i penguar serbët e pjesës veriore që të përfshihen në regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi i popullsisë është një projekt teknik dhe jo zhvillim politik që do t'i pengonte ata. E dyta, është në interesin e serbëve që të marrin pjesë në regjistrim, sepse me këtë ata do ta legjitimojnë prezencën e tyre në Kosovë”, thotë Edita Tahiri.

Gjatë 30 vjetëve të shkuara, e sidomos gjatë 10 vjetëshit të fundit, ka pasur shumë lëvizje të popullsisë. Disa nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, thonë se shumë serb pas përfundimit të luftës janë shpërngulur nga Kosova. Sipas tyre, kjo është edhe arsyeja pse serbët nuk duhet të përfshihen në regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

Jakshiq: "Legalizim i spastrimit etnik"

Marko Jakshiq, përfaqësues i serbëve në veri të Kosovës, thotë se komuniteti serb nuk do të përfshihet në regjistrim.

Symbolbild Verhältnis Kosovo Serbien

Serbët e veriut nuk i pranojnë institucionet e Kosovës.

“Mendoj se nuk janë pjekur kushtet që serbët të dalin në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, jo vetëm në veri por as në gjithë territorin e Kosovës. E them këtë, sepse tashmë dihet se mbi 220 mijë serbë i kanë lëshuar shtëpitë e tyre nga Kosova, e deri tani gati që askush nuk është kthyer. Kështu që pjesëmarrja e serbëve të mbetur në këtë regjistrim do të thoshte legalizim i spastrimit etnik të serbëve nga Kosova”, thotë Marko Jakshiq.

Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, nga ana e saj, thotë se serbët e Kosovës janë të ndikuar nga Beogradi. Kjo e bën të vështirë punën e institucioneve të Kosovës për t'i bindur serbët që të marrin pjesë në regjistrim. Në mediat serbe disa herë është thënë se Beogradi në pranverën e vitit të ardhshëm, krahas procesit të regjistrimit të popullsisë që do të bëhet në Serbi, një regjistrim të tillë do ta bëjë edhe në Kosovë, nëpër vendbanimet serbe. Qëndrim zyrtar të qeverisë së Serbisë për këtë megjithatë nuk ka.

Tahiri: "Institucionet e Kosovës të gatshme për këtë sfidë"

Mitrovica Fluss Ibar

Ibri lumi që ndan.

Ministrja e Adminisratës Publike Edita Tahiri, thotë se institucionet e Kosovës janë të përgatitura të përballen me një situatë të tillë nëse ndodhë.“Nëse Beogradi ndërmerr veprime që të bëjë rëgjistrimin e serbëve në Kosovë, ai regjistrim nuk do të ketë validitet në Kosov. Kosova tashmë është e njohur si shtet nga vendet më të fuqishme të botës, kështu që edhe nëse Beogradi ndërmerr një veprim të tillë, vetëm do të del me rezultate jo valide”, thotë Edita Tahiri.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë vlerësohet se do të të kushtojë 10.7 milionë euro. Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë një buxhet prej 3.9 milionë eurosh për këtë proces, ndërkaq Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë e ka mbështetur këtë projekt me 2.5 milionë euro. Të hollat tjera të cilat nevojiten për ta financuar këtë projekt nuk janë siguruar akoma, por qeveria e Kosovës pret donacione nga organizata e mekanizma të ndryshëm.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 24.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PLa9
  • Data 24.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PLa9