1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Problemet kërkojnë zgjidhje teknike

CSSP, organizatë joqeveritare gjermane që merret me nxitjen e komunikimit ndëretnik është aktive në Ballkan. Organizata ndihmon organizmat ndërkombëtare që të kuptojnë cilat janë problemet në konkrete në rajon

Huan Diaz drejtor i Project for Intergrative Mediation

Huan Diaz drejtor i Project for Intergrative Mediation gjatë një projekti në Ballkan

Huan Diaz, është drejtori i CSSP, Projekt për integrimin pëmes mediacionit.

Deutsche Welle: Aktualisht eshtë duke u folur shumë për Kosovën. Si paraqitet gjendja në Serbinë jugore?

Huan Diaz: Aktualisht Serbia jugore është në një gjendje pritjeje. Njerëzit atje presin çfarë do të ndodhë me Kosovën, sepse aktualisht situata e Kosovës është më e vështirë. Faktikisht në 3-4 vitet e fundit ka patur disa ndryshime në Serbinë jugore. Qeveria në Serbinë jugore ka investuar shumë para në infrastrukturë, por pak para për marrjen e masave që do të ndihmonin në rritjen e besimit midis palëve. Kështu që shihet se infrastruktura është përmirësuar, por mosbesimi dhe
problemet politike të 3 ose 4 viteve më parë ekzistojnë ende, për shembull në fushën e shkollimit, në fushën e drejtësisë, në rritjen e besimit midis autoriteteve komunale dhe qytetarëve.

Deutsche Welle: A mendoni se në dy javët e ardhshme mund të ketë trazira në Serbinë jugore, trazira që mund të shkaktohen nga zhvillimet në Kosovë?
Huan Diaz : Unë besoj se aktorët ndërkombëtarë dhe Serbia përpiqen që t`i shmangin trazirat dhe të qetësojnë gjendjen. Të gjithë në Serbinë jugore e dinë se Kosova është një pjesë tjetër e Ballkanit dhe unë besoj se në sfond të zhvillimeve të Kosovës, janë duke u bërë shumë bisedime dhe mendoj se nuk do të ketë ndezje të situatës, ose shpërthimin të dhunës në Serbinë jugore. Jo.

Deutsche Welle: A mendoni se do të marrë fund përdorimi i Serbisë jugore si top futbolli midis Prishtinës dhe Beogradit?

Huan Diaz : Unë besoj se mund të thuhet se ka disa njerëz që përpiqen që të keqpërdorin problematikën e Serbisë jugore, po ashtu si problematikën e Republika Srpskas, për ta vështirësuar problemin e Kosovës. Por njerëz të mirë ka edhe në Serbi, njerëz që përpiqen që të sjellin ide të reja në Serbinë jugore, njerëz që mbajnë prej dy muajsh në postet e atjeshme lokale .

Deutsche Welle: A prisni ndryshime? Huan Diaz : Unë besoj se në vitin 2008 ne do të shohim ndryshime në Serbinë jugore, besoj se dialogu do të shtohet, ne jemi duke punuar aktualisht për koordinimin me Beogradin, njerëzit atje janë të hapur për ide të reja dhe ata janë të hapur për çdo lloj ndihme që vjen nga komuniteti ndërkombëtar, për të zgjidhur problemet që ekzistojnë në Serbinë jugore dhe nxitur integrimin.

Deutsche Welle: Të çfarë lloji janë problemet e atjeshme. si mund të zgjidhen ato?

Huan Diaz : Unë mendoj se ka dy lloj problemesh. E para është problemi politik, të gjithë e dinë dhe e dëgjojnë në radio ose e lexojnë në gazetë cilat janë problemet politike. Tjetra është se problemet e jetës së përditshme, si gjendet puna, sa vende pune ka, si i marrin komunat parasysh problemet e gjuhës, si mund të komunikojë një shqiptar në një komunë serbe kur ai nuk di mirë serbisht, ose si mund të komunikojë një serb në një komunë me shumicë shqiptare kur nuk dinë shqip. Nganjëherë problemet kërkojnë zgjidhje teknike, nëpërmjet ndihmës, nëpërmjet organizmave teknikë pa bërë politikë. E rëndësishme është që problemet duhet të zhvishen nga politika dhe të përqëndrohen në pikat më të rëndësishme dhe ato të zgjidhen me përgjegjësi. Në Ballkan dëgjohet shumë shpesh të thuhet "kjo nuk është nën përgjegjësinë time, ky nuk është problemi im," dhe kërkush nuk e di se
kush duhet t`i zgjidhë problemet.
  • Data 09.02.2008
  • Autor intervistën e zhvilloi Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D4xV
  • Data 09.02.2008
  • Autor intervistën e zhvilloi Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D4xV