1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Probleme me ujin e pijshëm në Kosovë

Banorët e zonave rurale në Kosovë i janë ekspozuar rrezikut të vazhdueshëm prej sëmundjeve nga uji i ndotur. BE synon që deri me 2020 asnjë vendbanim në Kosovë të mos mbetet pa u furnizuar me ujë higjenik.

Pus në Kosovë

Pus në Kosovë

“Unë jam ai që rezervoj ujin nëpër shishe 24 orë dhe me familje pi atë lloj uji, se 2 orë funksionon ujësjellësi e 22 orë të tjera s'kemi ujë. Askund nuk është aq mirë, veç si tek ne n´Strellc ma zi s´ka”, thotë Arif Zeqiri.

“Edhe pse kemi pagu para lufte edhe pas lufte, na n´Lloqan ujë s´kemi. Me e pa rezervuari pa filter, e njerëzve iu vinë mbeturina, bretkoca, gjithçka...”, thotë Shpend Krasniqi i cili ka bërë zgjidhjen me një burim natyror.

“Furnizohemi me bunare. Besa edhe nuk ka ujë të mjaftueshëm e mundemi me marrë farë sëmundje, se gropa septike gjithandej. As nuk furnizojnë sa duhet as nuk janë të pastër”, thotë Smajl Haradinaj nga Ratishi, në fshatin e të cilit ende nuk ka ujësjellës.

“Edhe ai ujë që vjen nuk është i pastër aspak dhe sado që ta çojnë për kotnroll, ne e dimë se çfarë na vjen, se shohim përditë mbeturinat që vinë te ora. Une s´di as kush i menaxhon.”, ankohet Shkëlzen Shabanhaxhaj.

Shqetësime të tilla vijnë kryesisht nga banorë të zonave rurale, të cilët janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Këtë e komnfirmon edhe dr.Burbuqe Nushi-Latifi, shefe e Sektorit te Ujit dhe Sanitacionit në Institutin Kombëtar të Shëndetsisë Publike të Kosovës: “Uji që vjen prej sistemeve qendrore të furnizimit është në nivel të kënaqshëm. Problemet vijnë prej rajoneve rurale, që nënkupton se banorët që furnizohen me ujë të pijshëm prej bunareve individuale, prej ujësjellësve lokalë jo të menaxhueshëm ose prej burimeve natyrore të cilat nuk kanë ndonje mbikëqyrje të caktuar. Ne i mbulojmë ato resurse të cilat mesatarisht në ditë funrizohen me më shumë se dhjetë metër kub ose që furnizohen më shumë se 50 banorë”.

Probleme me ujin në Kosovë

Probleme me ujin në Kosovë

Cilësia e dobët e ujit në zonat rurale

Sipas Orginizatës Botërore të Shëndetësisë, janë rreth 200 sëmundje të cilat përhapen nëpërmjet ujit të ndotur. Por, edhe pse në Kosovë janë shtatë kompani për menaxhimin e ujërave dhe katër ndërmarrje publike të cilat mbikëqyren nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike, mosmenaxhimi i duhur dhe mungesa mbikëqyrjes së këtyre resurseve ujore rrit mundësinë që qytetarët të furnizohen me ujë të kontaminuar. Për këtë arsye Dr.Latifi sugjeron repektimin e udhëzimeve të Institutit për respektimin e kritereve për hapjen e bunareve pa mundësi kontaminimi sekondar, mirëmbajtje, pastrim dhe dezinfektimi në puset indiviudale. “Vetë fakti se bunaret tona në përgjithesi janë bunare të cekta, të pambrojtura, të pa mbikëqyrura gjithmonë ekziston rrezikshmëri për lajmërimin apo përcjelljen e sëmundjeve hidrike, se ka mundësi shumë të madhe të kontaminimeve të ndërlidhura dhe kontaminimeve të tjera sekondare. Konkretisht, duke u bazuar në ndotjen mjedisore, kjo paraqet gjithmonë rrezik të ndotjes se ujit. Ndërsa, reduktimet janë faktor shtesë i rrezikut të përhapjes së sëmundjeve, se vetë gypi i zbrazët ndikon në cilësinë e ujit. Mirëpo, krahas donacioneve ndërkombëtare, edhe institucionet vendore çdo dite e më tepër po bëjnë përpjekje ta fusin si njerin prej prioriteteve të zhvillimitt e mëturjeshëm”.

Burbuqe Nushi-Latifi

Burbuqe Nushi-Latifi

Qeveria gjermane investon miliona në infrastrukturën e ujërave në Kosovë

Kualiteti i ujit të pijes në Kosovë është e përmendur edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, ndërsa Bashkimi Evropian synon që deri me 2020 asnjë vendbanim në Kosovë të mos mbetet pa u furnizuar me ujë higjienik për pije. Këtu, një rol të veçantë ka Republika Federale e Gjermanisë, e cila sipas Zyrës së Shtypit në Ministinrë Federale per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik, “që nga fillimi i bashkëpunimit me Kosoovën me ´99, ka dhënë 340 milionë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës”. Që atëherë, angazhimi i Republikes Federale Gjermane vazhdon edhe në përmiresimin dhe furnizimin me ujë si dhe në kanalizime urbane dhe në kuadër të bashkepunimit financiar që nga viti 2000 ka vënë në dispozicion 33 milion euro për modernizimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijes në 17 komuna të Kosovës. Përderisa Ambasada Gjermane në Prishtinë me anë të një komunikate njofton se “gjatë konsultimeve ndërqeveritare të Gjermanisë me Kosovën për bashkëpunim ekonomik zhvillimor të mbajtura me 12-të mars në Prishtinë, delegacionet janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimit ku perfshihen edhe investimet në infrastrukturën e ujërave, për çfarë qeveria gjermane ka paralajmëruar që vetëm brenda vitit 2012 të vë në dispozicion 27,7 milionë euro”. 

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Aida Cama