1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Problem moszbatimi konkret i legjislacionit

14 Tetor 2009

Raporti vjetor 2008-2009 i monitorimit të ecurisë së Shqipërisë në plotësimin e angazhimeve ndaj BE në kuadër të MAS tregon se Shqipëria vuan nga moszbatimi i ligjeve, që jane adaptuar sipas standarteve të BE

https://p.dw.com/p/K69f
Fotografi: DW / Aida Cama

Raporti vjetor 2008-2009 i monitorimit të ecurisë së Shqipërisë në plotësimin e angazhimeve ndaj BE në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit, i publikuar me 13 shtator në Tirane tregon se Shqipëria vuan nga moszbatimi i ligjeve, që jane adaptuar sipas standarteve të BE. Monitorimi u krye nga Fondacioni SOROS dhe ekspertë të pavarur të Tiranës.

Gjergj Vurmo, politolog, thotë ne mikrofonin e DW se Shqipëria vuan edhe nga mungesa e strategjisë kombëtare për strategjinë e luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, që lidhen me angazhimet ndaj BE.

Ky raport i bën skanerin ecurisë së Shqipërisë në zbatimin e angazhimve, që burojnë nga Marröveshja e Stabilizim- Asocimit, (MSA) me BE. Ai analizon, sesa janë zbatuar këto angazhime në fushën politike, ekonomike dhe në përmbushjen e standarteve europiane në funksionimin e institucioneve dhe administratës publike.

Problem mbetet zbatimi i ligjeve

Ajo, që skaneri tregoi edhe kësaj here, nuk është një dukuri e panjohur: Shqipëria ka bërë progress të dukshëm në përafrimin e legjislacionit me atë të BE por problem mbetet zbatimi i ligjeve.

Gjergji Vurmo, kordinator i këtij projekti, thotë se kjo dukuri e bën formale, të mbetur në letër, adaptimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë të BE. Monitorimi ka gjetur edhe një shfaqje tjetër të formalizmit në këtë process.

"Institucionet e Shqipërisë fokusohen kryesisht tek aspektet formale në përafrimin e legjislacionit me atë të BE "

Të njëjtën dukuri konstaton edhe juristi Njazi Jaho, ekspert, që monitoroi angazhimet në fushën edemokracisë dhe shtetit të së drejtës.

"Ne nuk vuajmë nga mospasja e ligjeve. Kemi shumë ligje dhe ato janë të mira. Por ne çalojmë në zbatimin e tyre", thotë ai për DW.

Mungesë e plotë të strategjive kombëtare në fusha të rëndësishme, që lidhen me angazhimet ndaj BE.

"Nga viti 2007 e deri më sot Shqipëria nuk ka një strategji kombëtare të sigurisë. Kjo ndikon tek vizioni ,që i duhet dhënë luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar,trafiqeve të paligjshme, që janë subjekt i MSA. apo mungesa e një strategjie koherente kundër pastrimittë parave dhe financimit të terrorizmit." thotë Gjergj Vurmo.

Mbështetur në konstatimin e kësaj dukurie, mbetjes së ligjeve në letër në raportin vjetor 2008-2009 të monitorimit të ecurisë së Shqipërisë në zbatimin e detyrimeve ndaj BE i bëhet një rekomandim thelbësor qeverisë dhe Parlamentit.

"Të angazhojë më shumë kapacitete dhe të bëjë më shumë përpjekje në zbatimin konkret të legjislacionit."

Dokumenti bazë, që tregon rrugën, ku duhet të ecë Shqipëria për t'u integruar në BE, është Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, 2007- 2014. Por sipas gjetjeve tö ekspertöve, qö monitoruan zbatimin e angazhimeve tö Shqiperisö, ai nuk gjen pasqyrim nö tö gjitha fushat, qö kanö tö böjnö me MSA.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Angjelina Verbica