1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pro tërheqjes së trupave amerikane: "Është mirë për vendim tim që amerikanët po largohen tani"

Redaktori i DW-së Emad Ghanim e ka prejardhjen nga qyteti irakianojugor Maysan-it dhe jeton prej 2004-ës në Gjermani. Ai e konsideron tërheqjen e trupave luftarake amerikane nga Iraku të vonuar.

default

Nuk pret më koha deri sa njësitë luftarake amerikane të largohen nga Iraku. Si irakian i lindur kam bindjen se ky hap ka rëndësi të jashtëzakonshme për bashkëjetesën paqësore të shiitëve dhe të sunitëve, dy konfesioneve më të mëdha në vend. Prania e trupave amerikane ishte një arsye e rëndësishme për ndarjen e tyre.

Veç kësaj prania e tyre ishte gjithnjë një pretekst për atentate të grupeve terroriste. "Synimi i këtij akti heroik ishin kryqtarët", thuhet pastaj shpesh në faqet përkatëse të internetit. Por viktimat e atentateve të tilla janë përveç ushtarëve dhe policëve në shumicën e rasteve qytetarë të thjeshtë në spitale, shkolla apo tregje.

Tërheqja e trupave amerikane mund të ndikojë gjithashtu pozitivisht mbi marrëdhëniet e Irakut me vendet fqinje arabe. Shumë nga këto u distancuan pas luftës së Irakut në 2003, për shkak të pushtimit amerikan, por edhe për shkak të ndikimit shiit dhe sigurisdht edhe iranian në Bagdad. Prej inkuadrimit më të fortë arab të Irakut mund të zhvillohej një kundërpeshë e vlefshme kundrejt ndikimit iranian në rajon.

Emad M. Ghanim

Emad M. Ghanim

Vala e fundit e përgjakshme e dhunës në Irak është e tmerrshme. Por ajo tregon edhe se trupat amerikane kanë të bëjnë që tani më pak me gjendjen akute të sigurisë në vend sesa supozohet përgjithësisht. Nga qytetet irakiane që tronditen vazhdimisht nga terrori ato ishin tërhequr që në fund të qershorit të vitit të kaluar. Praktikisht, forcat irakiane të sigurisë patën më shumë se një vit kohë që t'u përshtateshin sfidave të reja.

Duhen druajtur goditje prapësuese, duhen zgjidhur konflikte politike, dhe terroristët e financuar me gjasa nga jashtë nuk do ta pushojnë rezistencën: Këto janë sfidat e jashtëzakonshme në Irak. Dhe është e drejtë: Politikanëve nuk u dallohet ende pjekuria e nevojshme për këtë. Megjithatë, ka edhe shenja për atë se në fund të fundit grupet dhe partitë e ndryshme politike do të gjejnë konsensus. Së paku unë jam i bindur: Nuk mund të mbështetemi përjetësisht tek SHBA-ja. Tani irakianët duhet t'i përballojnë vetë sfidat.

Autor: Emad Ghanim

Redaktor: Elert Ajazaj/Lindita Arapi

  • Data 21.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OtCB
  • Data 21.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OtCB