1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pro grekëve: E vret mendjen Franca për Greqinë apo për veten?

Në grindjen për krizën e borxheve me Greqinë, Franca është bërë aleati më i fortë i grekëve. Pse ky motivim kaq i fortë i Parisit? Jo nga dashuria për helenët, thonë ekspertët, por për arsye të brendshme.

Në një kohë kur deputetët grekë duhet të duronin një votim shumë të gjatë për planin e masave të kursimit, kolegët francezë i dhanë shumë shpejt një përgjigje me "po" programit të ri të ndihmës për Athinën. Ujdia e parlamentit francez duhej të ndalte një katastrofë financiare të Greqisë dhe të ruante unitetin brenda 19 anëtarëve të eurozonës. Me një mazhorancë absolute Asambleja Kombëtare franceze dhe senati mbështetën rezultatin e negociatave maratonë në fundjavën e njohur si fundjava vendimtare për Europën.

Greqia ndan Francën me Gjermaninë

"Ne duhet t'i mbështesim grekët dhe të sigurojmë që eurozona, ku bëjmë pjesë edhe ne të qëndrojë e bashkuar", tha presidenti francez, Francois Hollande. Ai përsëriti deklaratat e solidaritetit me Francën të dëgjuara shpesh javët e fundit. Franca ka vullnetin e fortë për ta mbajtur Greqinë në eurozonë dhe debati në parlament ishte thjesht konsultativ, ndryshe nga Gjermania ku miratimi erdhi pas një debati shumë të fortë.

Ka pak sfida që e kanë vënë në provë vitet e fundit aleancën e fortë gjermano-franceze. Aktualisht njëra prej tyre është çështja se si duhet të veprohet me Greqinë. Në një kohë kur Hollande donte të dërgonte ekspertë në Athinë për të përgatitur propozime të reja për kreditorët, Gjermania po përgatiste një plan për të anuluar, sikur edhe përkohësisht, anëtarësinë e Greqisë në eurozonë. Sipas ekspertëve unioni monetar është i përçarë dhe kjo reflekton interesat e vetë vendeve.

Französische Nationalversammlung Gesundheitssystem

Asambleja Kombëtare Franceze

Guillaume Xavier-Bender nga zyra e Brukselit e German Marshall Fund thekson se "Franca udhëheq përpjekjet për mbajtjen e Greqisë në eurozonë, por sipas mendimit tim, kjo ka të bëjë me arsye të brendshme politike". "Në Francë në pushtet janë socialistët, dhe ata duhet për arsye solidariteti të mbështesin një parti tjetër të majtë në Europë për të zgjidhur problemet." Kësaj i shtohet fakti që qeveria e Hollande e propagandon eurozonën si mundësi për vende pune dhe rritjen ekonomike në Francë.

Mbrojtje e Francës

Aktualisht Hollande udhëheq me këtë qëndrim, madje marrëveshja për Greqinë përçau edhe anëtarët e partisë konservatore në opozitë, republikanët. Shumica e deputetëve e miratuan marrëveshjen, por kreu i konservatorëve, Nicolas Sarkozy e kritikoi hapur Hollande që po e prish me Gjermaninë vetëm për të arritur "një kompromis me Greqinë". "Çështja kryesore është si mund të mbrohet eurozona nga një katastrofë greke, dhe jo thjesht si mund të mbrohet Greqia", tha Sarkozy.

Edhe Front National e kritikoi ashpër marrëveshjen si një ujdi të keqe për Greqinë dhe Europën. "Mr. Hollande gënjen francezët, sepse ai do t'i bëjë ata të besojnë se ujdia nuk do t'u dhembë francezëve", u shpreh kryetarja e partisë, Marine le Pen.

Dhe vërtet Franca, pas Gjermanisë, me 43 miliardë euro mban po ashtu barrë të madhe të borxheve greke, po këtu përfundojnë edhe krahasimet me Gjermaninë. Ekonomia franceze nuk po rritet më, papunësia është dy herë më e lartë se në Gjermani dhe Holland nuk guxon ende të bëjë reforma radikale, që janë të rëndësishme, sipas disa analistëve. Christian Odendahl, kryeekonomist i Qendrës "Centre for European Reform" në Londër thekson se "gjëja për të cilën nuk ka nevojë Franca tani është një shtimi i një faktori tjetër pasigurie për ekonominë që lufton për rimëkëmbjen."

Umbenennung der UMP in Republikaner

Sarkzy kritikoi Hollande për politikën e Greqisë

Francezët pesimistë

Ekspertë të tjerë janë të mendimit se Franca bën pjesë tek vendet që do t'i sjellin shqetësime Europës në të ardhmen. Financial Times shkruan në korrik se "tregjet financiare janë të fiksuara tek problemet e Greqisë dhe periferisë europiane dhe po injorojnë rritjen e rreziqeve në qendrën e Europës, sidomos Italinë dhe Francën".

Shqetësimi prek edhe francezët e thjeshtë. Përsa i përket Greqisë, mendimet janë të ndara, por kur vjen fjala për të ardhmen e tyre, francezët janë pesimistë. Sipas një sondazhi, shumica e francezëve duan që Greqia të mbetet në eurozonë, por më shumë se gjysma janë kundër lëshimeve të reja për Greqinë.