1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

'Pro Asyl' jep Çmimin për të drejtat e njeriut

Çmimi për të drejtat e njeriut i Fondacionit 'Pro Asyl' këtë vit iu dha Shoqatës të Avokatëve Për të Drejtat e Refugjatëve dhe Migrantëve.

Dorëzimi i çmimit të 'Pro Asyl'-it

Dorëzimi i çmimit të 'Pro Asyl'-it

Pro Asyl nderoi kështu veprimtarinë e kësaj organizate greke për mbështetjen e palodhshme ndaj atyre që kërkojnë ndihmë në kufinjtë e jashtëm të BE-së dhe në kampet e dëbimit në Greqi. Çmimi për të drejtat e njeriut u mor të shtunën në Frankfurt nga avokatja greke Mariánna Tzeferákou. Në fjalën e tij, kryetari i Këshillit të Fondacionit të Organizatës për të drejtat e refugjatëve Pro Asyl, Dr. Jyrgen Mikish (Dr. Jürgen Mikisch), e vlerësoi lart kontributin e shoqatës greke të avokatëve, kur theksoi se ajo lufton kundër arbitraritetit, shkeljes së të drejtave të njeriut dhe angazhohet furishëm për kushte të denja njerëzore për të burgosurit dhe procedura të rregullta azilimi. Ndërkaq duke u ndërlidhur me fjalën e zotit Mikish, Mariánna Tzeferákou nënvizoi se:

"Pjesa më e madhe e punës bie mbi grupet e solidaritetit të cilat ndihmojnë në rajonet kufitare. Me rastin e ndarjes së këtij çmimi shfrytëzojmë shansin që të sqarojmë opinionin gjerman se çfarë po ndodh në Greqi dhe çfarë përgjegjësie bart Bashkimi Evropian për atë që çdo ditë po ndodh në rajonet kufitare greke. Sipas marrëveshjes së Dublinit, vendi obligohet për pranimin e një kandidati për azil nëse ai është futur në atë vend. Kjo do të thotë se Brukseli praktikisht e zhvendos problemin në kufijtë e jashtëm të vendeve të BE-së. Këtu bëhet fjalë për një problem shumë serioz", tha avokatja Tzeferákou.

Në një dokumentacion të përbashkët të publikuar në muajin tetor të vitit 2007 nga Pro Asyl dhe Shoqata greke e avokatëve tërhiqej vëmendja për shkeljet e të drejtave të njeriut, mospranimin e refugjatëve, keqtrajtimet bile edhe torturat në Greqi. Lidhur me këtë Mariánna Tzeferákou:

"Secili polic apo roje bregdetare mban përgjegjësi për atë se çfarë po ndodh në rajonin kufitar. Natyrisht që përgjjegjës janë edhe ata që marrin vendimet politike. Por në thelb përgjegjëse është taktika e Bashkimit Evropian: "Mbani larg nesh refugjatët". Autoritetet greke zbatojnë atë çfarë duan vendet e tjera anëtare të BE-së".

Pro Asyl angazhohet posaçërisht kundër kushteve jonjerëzore të burgimit në të cilat mbahen mijëra të miturë të cilët përmes kufirit detar me Turqinë arrijnë në Greqi. Karl Koop, referent për Evropën në organizatën Pro Asyl foli në Frankfurt për përvojën e tij personale më ishullin Mitilini:

"Kur në verë isha atje gjendja ishte më e dhimbshme për fëmijët dhe të rinjët. Më vendin Pagani në ishullin Mitilini për një kohë të gjatë, me 20 apo 30 ditë, po mbaheshin të burgosurë mbi 100 fëmijë. Ata nuk kishin asnjë shpresë. Mund ta mendoni, 69 të rinj në një qeli me vetëm një banjo. Në këto qeli vinte një erë e papërshkrueshme. Ngjitur me to ndodheshin vajzat e arrestuara nga Somalia. Ne evropianët nuk do të mund ta përballonim që të qëndrojmë me kaq shumë njerëz në hapësira aq të ngushta", nënvizoi Koop.

Referenti për Evropën pranë Organizatës Pro Asyl foli hapur për një katastrofë humanitare, e cila ndodh për çdo ditë në kufinjtë e Bashkimit Evropian.

  • Data 08.09.2008
  • Autor Stamatis Assimenios
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FDgY
  • Data 08.09.2008
  • Autor Stamatis Assimenios
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FDgY