1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pro Asyl: Gjermania ka shumë pengesa për refugjatët

Sipas një plani të ri të qeverisë gjermane do të jetë me e lehtë për refugjatët të gjejnë një vend pune. Marei Pelzer nga organizata për të drejtat e refugjatëve Pro Asyl thotë për DW se ky plan nuk është i mjaftueshëm.

DW: Zonja  Pelzer, cilat janë kushtet që duhet të plotësojë një azilkërkues, i cili shpreson të gjejë një punë në Gjermani? 

Marei Pelzer: Në fillim ata nuk lejohen të punojnë për një vit të plotë. Pas kësaj është “rregulli i prioritetit”: Nëse një azilkërkues ose një i huaj me leje qëndrimi kërkon një punë, zyra e punës kontrollon nëse një shtetas gjerman ose i BE ka prioritet për të marrë atë vend pune. Nëse kalohen këto procese atëherë një azilkërkues ka të drejtë të punojë. Me anë të kësaj procedure, në disa rajone të Gjermanisë, ata nuk kanë asnjë shans.

Për të hujat e “toleruar” [atyre që u është refuzuar azili, por nuk mund të deportohen për aryse praktike apo humanitare], të cilët kanë më shumë se katër vjet në Gjermani nuk zbatohet rregulli i prioritetit. Qeveria gjermane kërkon të zbatojë një gjë të tillë edhe për azilkërkuesit në të ardhmen dhe autoriteteve të imigracionit nuk do tu kërkohet më konfirmim pas katër vjetësh. Si i shikoni ju këto ndryshime?

Është vetëm një sfidë e vogël. Ajo që në shpresojmë është që rregulli i prioritetit të hiqet sa më shpejt. Këto janë vetëm procese burokratike.

Marei Pelzer Pro Asyl

Marei Pelzer nga organizata Pro Asyl

Për politikanët është thjesht një çështje burokracie apo ju shikoni motive të tjera për ndryshimin? 

Unë besoj se është një garë idesh mes politikanëve. Disa deputetë duan tu japin një shans tjetër atyre që preken nga këto ndryshime, në mënyrë që ata të paguajnë për veten e tyre. Nga ana tjetër ka nga ata që duan të mbajnë azilkërkuesit jashtë tregut të punës, në mëynrë që të mos shohin të ardhme në Gjermani. Unë besoj se plani i ri është sërish shumë pak.

Ju keni kërkuar që rregulli i prioritetit duhet të hiqet. Çfarë ndikimi do të ketë një gjë e tillë tek azilkërkuesit dhe ata që kanë rezidencë?

Kontrolli zakonisht zgjat disa javë. Zyra e shërbimit për të huajt që lëshon lejen e punës bën një kërkesë tek zyra e punës. Zyra e punës bën një kërkim në tregun e punës për të parë nëse ka njerëz të tjerë që kanë nëvojë për të njëjtën punë dhe pas disa javësh merret përgjigja. Kjo zakonisht frikëson punëdhënësit të cilët nuk duan të presin disa javë për të mësuar nëse aplikanti i tyre lejohet të punojë apo jo. Ka ende shumë punë për të bërë dhe kjo që është planifikuar është vetëm një mini-reformë.

Sipas jush, çfarë duhet të bëhet në Gjermani?

Ne themi që integrimi duhet të nisë që ditën e parë dhe kjo përfshin edhe mësimin e gjuhës gjermane, pra të ofrohen kurse gjuhe falas. Periudha e pritjes për një përgjigje është e gjatë, ndaj ajo duhet shfrytëzuar si duhet. Gjatë kësaj kohe ata mund të gjejnë një vend në shoqëri dhe mund tu vlerësohen kualifikimet që ata sjellin, në mënyrë që të mos u humbasi vlera. Me sistemin aktual është një problem i madh sepse njerëzit janë të dënuar për të mos bërë asgjë dhe të humbasin aftësitë e tyre.

Si është Gjermania në krahasim me vendet e tjera Europiane? Sa shanse ka një azilkërkues ose një i huaj me rezidencë të rregullt për tu integruar?

Në Gjermani ka shumë pengesa. Idea gjermane është që të krijohet pështypja se në Gjermani kushtet e jetesës janë të vështira për të frikësuar emigrantët. Nga ana tjetër të gjithë e dinë se Gjermania nuk u godit nga kriza financiare dhe tregu i saj i punës është më i mirë në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Europian, si Greqia, Portugalia apo Italia. Kështu që shumë vetë nuk i mendojnë pengesat kur vijnë në Gjermani. Por kjo situatë duhet të ndryshojë, sidomos për forcat punëtore të kualifikuara. 

Marei Pelzer është zëdhënse për çështjet ligjore në organizatën për të drejtat e refugjatëve Pro Asyl.