1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prizreni në prag të zgjedhjeve

Qytetarët e komunës së Prizrenit, vendit më të përzier etnikisht në Kosovë, nga zgjedhjet e ardhshme presin pikësëpari prosperitet ekonomik. Kësaj rradhe në votime do të dalin edhe serbët.

"Prizreni është i njohur për bashkëjetesën", thotë prizrenasi Nusret Gashi. "Me sa më kujtohet, në zgjedhjet e para lokale të pasluftës lokale, serbët dolën në votime dhe në kuvendin lokal kishte një anëtar të këshillit. Unë personalisht mendoj se asambleja komunale e Prizrenit ka nevojë që në radhët e saj të ketë anëtarë nga komuniteti serb. Eshtë e mirë që në këto zgjedhje ata kanë përfaqësuesit e tyre."

Kommunalwahlen in Kosovo Vox-pop

Gani Rexha

Gani Rexha, kërkon kujdes. Ai beson se populli do të "vetëdijësohet" dhe siç thotë ai, të dijë të zgjedhë përfaqësues më të mirë, sepse ata të deritanishmit, thotë ai "nuk kanë qenë të mirë". "Eshtë shitur pasuria e Kosovës dhe gjithçka është shkatërruar. Të punësuarit janë nxjerrë nga vendet e punës, njerëzit kërkojnë ushqim në kazanët e plehrave. Duhet të mendojmë mirë se kujt do t'ia japim votën me këtë rast."

Të rinjtë janë më optimistë se bashkëqytetarët e tyre më të moshuar, edhe pse shumica e tyre janë të papunë. Një prej tyre është juristja Shqipe Halimi: "Nga zgjedhjet e 3 nëntorit pres më të mirën për ne të gjithë. Që të zhvillohet ekonomia, duhet të hapen shumë vende pune. Në përgjithësi, zhvillimi ekonomik te është në gjendje të keqe dhe për këtë arsye, për mendimin tim, ai duhet të ketë prioritet në programet e partive politike. Unë jam optimiste dhe besoj se ka për t'u bërë më mirë."

Kommunalwahlen in Kosovo Vox-pop

Shqipe Halimi

Zgjedhjet në dobi dhe jo në dëm të serbëve

Filip Nedelkoviç mendon se serbët duke dalë në këto zgjedhje nuk humbasin asgjë. Përkundrazi, "kjo do të sjellë vetëm dobi". "Unë jam një i kthyer. Kam pesë vjet që jam këtu, por askush nuk do që të m'i hedhë sytë. Dhe në qoftë se serbët përfshihen me qeveri, këto janë zgjedhje komunale, në asamblenë komunale do të kishim ndonjë përfaqësues tonin, ku të mund të shkonim, për të zgjidhur diçka ... Pra, dalja në votime do të ishte në favor të serbëve dhe jo në dëm".

Kommunalwahlen in Kosovo Vox-pop

Krsta Spasic

Ngjashëm flet edhe fqinji i tij Krsta Spasiç: "Duhet të dalim në votime. Ne jemi një shtet dhe për të duhet të punohet, të propozohet çfarë duhet bërë, kush ... Sepse, në qoftë se nuk ka zgjedhje, në qoftë se nuk votojmë, ne nuk kemi të ardhme. Ne nuk kemi asnjë përfaqësues këtu. Dhe në qoftë se duhet të jetojmë së bashku, kjo do të thotë: shqiptarët, serbët, boshnjakët duhet të shkojmë së bashku për të votuar.

Daljen në zgjedhje e mbështet edhe Zvezdan Ristiç, më i ri në moshë. "Mendoj se duhet dalë në këto votime. Mirë është, se ne jetojmë këtu. Të realizojmë të drejtat tona dhe të dalim në zgjedhje."Boshnjakët edhe në këtë rast do të jenë "humbësit më të mëdhenj", thotë Nexhat Suljeviç. Ai thotë se koalicioni i mëparshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) të Hashim Thaçit, edhe në dy mandatet e mëparshme, sipas tij është një "akt i pamatur".

"Partia Demokratike e Kosovës ka treguar deri tani mungesë të madhe serioziteti në punë përsa i përket degradimit të komunës, urbanizmit dhe korrupsionit. Çfarë marrin në këmbim partitë politike boshnjake? Do të marrin disa vende të parëndësishme, që të them kështu, në drejtoritë komunale, dhe do të jenë, si në mandatin e fundit, të drejtuar nga shqiptarët. Do të jenë vetëm marionetat e tyre."