1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pritje madhështore e kampionëve në Berlin

Festë dhe brohorima pa fund priten sot në ceremoninë kryesore të pritjes së kombëtares gjermane në Berlin. Kombëtarja mbërrin me vonesë në Berlin pas një defekti në Brazil.

Kampionati Botëror në Brazil u mbyll me fitoren e Gjermanisë për herë të katërt në Kampionatet Botërore të Futbollit, në vitin 1954, 1974, 1990, e 2014, por gjermanët duan ta nderojnë veçanërisht kombëtaren, që tregoi kaq shumë vullnet për fitore. Kombëtarja gjermane mbërrin sot me dy orë vonesë me një avion special paradite në Berlin për shkak të një gërvishtjeje në "Fanhansa Superflieger". Shumë pak kohë kanë lojtarët të ndërrohen në ambientet e një banke aty pranë, e të përgatiten për të dalë rreth mesditës para qindra- mijëra fansave, që janë mbledhur ndërkohë në Portën e Branderburgut. Që në orët e mëngjesit bulevardi 1,2 kilometra i gjatë kish nisur të mbushej me tifozë, që duan ta shohin drejtpërsëdrejti skuadrën e zemrës. Që të hënën në Portën e Branderburgut aty ishte varur një pllakat gjigand: "Faleminderit djema -kampionë 2014!" Bulevardi u hap shumë herët të martën për fansat.

Reagimet e mediave - nderim për gjermanët

Shumica e mediave e vlerësojnë këto ditë lojën gjermane, por sidomos shpirtin luftarak, që ajo zhvilloi gjatë ndeshjes. Madje kombëtarja gjermane theu edhe një rekord. Për herë të parë në një kampionat botëror në tokën amerikano-latine fiton një skuadër nga Europa. Gazera britanike "Sun" ngre lart vlerat gjermane si "eficienca dhe cilësia", që u panë edhe në Botëror. Por mediat vlerësojnë edhe lojën e argjentinasve. Ato shkruajnë se skuadrat ishin të barasvlershme madje, skuadrën gjermane e ndihmoi edhe pak fati. Sikur të ishin bërë realitet përpjekjet e sulmuesit të njohur, Messi, Gjermania do ta kishte rrezikuar fitoren. Revista e njohur "Spiegel" shkruan se fitorja shkon edhe me vetëbesimin e ri të gjermanëve, ndërsa "Uashington Post" komenton se ngjitja e Gjermanisë si superfuqi futbolli ka shkuar paralelisht me forcimin e këtij vendi në skenën ndërkombëtare. Edhe gazeta "Times of India" shkruan se fitorja simbolizon dominancën e Gjermanisë në Europë. Shtypi ndërkombëtar sheh paralele mes Gjermanisë të fortë si shtet në Europë dhe tani të fortë në futboll.