1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pritje e ngrohtë dhe informacione të dobishme – delegacioni kosovar përfundoi vizitën e parë zyrtare në Gjermani

Nga data 20 deri me 25 të këtij muaji një delegacion i lartë nga Kosova qëndroi për një vizitë në Gjermani. Ky ishte delegacioni i parë i Republikës së Kosovës që vizitoi zyrtarisht Gjermaninë

Në foto: Isa Mustafa, Nekibe Kelmendi dhe Sadri Ferati

Në foto: Isa Mustafa, Nekibe Kelmendi dhe Sadri Ferati

Takimin e parë të tyre katër ministrat e qeverisë së Kosovës (Nekibe Kelmendi, Sadri Ferati, Nenad Rashiq dhe Mahir Yagcilar), përfaqësuesit e opozitës (Ardian Gjini, Njomza Emini dhe Bojan Stojanoviq) si dhe kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa e patën me ministrin e shtetit Gynter Glozer (Gloser). Delegacioni ishte ftuar me ftesë të qeverisë gjermane në kuadër të përpjekjeve të Gjermanisë për të ndihmuar ndërtimin e strukturave të shtetit të ri të Kosovës. Ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati, tha se nga kjo vizitë pret që të vjelë një përvojë të vyeshme për punën e ministrisë së tij në Kosovë:

Nënkryetarja e parlamentit të landit Rajnland-Pfalc Hannelore Klamm dhe ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati

Nënkryetarja e parlamentit të landit Rajnland-Pfalc Hannelore Klamm dhe ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati


"Unë e kam pritë me kënaqësi ofertën për të ardhur Gjermani, sepse duke u nisur nga fakti Gjermania është me traditë dhe stabilitet për të pa se në cilat fusha ushtrojnë komunat kompetenca si është autonomia e qeverisjes lokale, si është koordinimi dhe bashkëpunimi me nivelet qendrore, dhe njëkohësisht dua të shoh se cilat efekte i ka prodhuar Gjermania me decentralizimin dhe se si mund të shërbejnë si model zgjidhjet që ka përdorur ajo."

Delegacioni zhvilloi takime në ministrinë e drejtësisë, atë të brendshme, si dhe përfaqësues të komisionit të jashtëm parlamentar në Bundestag, mes tyre edhe me kryetarin Ruprecht Polenz. Nga ana tjetër kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa ka pasur të hënën edhe takime të tjera me përfaqësues të pushtetit lokal në kryeqytetin gjerman.

Mbas takimeve të zhvilluara ditën e parë me sekretarë dhe ministra shteti, në ditën e dytë të turit të tij delegacioni pati takime në parlamentin gjerman. Tema kryesore e bisedës në komisionin e jashtëm të parlamentit gjerman (Bundestag) ishin marrëdhëniet e shtetit të ri të Kosovës me Serbinë, dhe veçanërisht zgjedhjet e ardhshme komunale, të cilat Serbia ka paralajmëruar se do t'i organizojë edhe në Kosovë më 11 maj. Ministrja kosovare e drejtësisë Nekibe Kelmendi:

Njomza Emini, deputete, Nenad Rashiq, minsitër i punës dhe Nekibe Kelmendi, ministre e drejtësisë

Njomza Emini, deputete, Nenad Rashiq, minsitër i punës dhe Nekibe Kelmendi, ministre e drejtësisë


"Kjo ishte një pyetje shumë kyçe e shtruar nga kryetari i komisionit për politikë të jashtme. Përgjigja ime ishte se për ne ato zgjedhje janë të papranueshme, ne i kundërshtojmë të mbahen ato, sepse nuk mund organizojë Serbia zgjedhje në shtet të huaj, siç është republika e Kosovës, por në se ndodh që ato zgjedhje të mbahen, atëherë rezultatin e atyre ne nuk e pranojmë ato zgjedhje për ne do të jenë jovalide."

Kryetari i komisionit të jashtëm Ruprecht Polenz në këtë pikë ishte në një mendim me delegacionin kosovar. "Pata përshtpyjen se ata po përpiqen që të mos provokojnë dhunë, dhe kjo është një politikë e drejtë," i tha ai Deutsche Welles.

Kryetari i komisionit të jashtëm gjerman, Ruprecht Polenz

Kryetari i komisionit të jashtëm gjerman, Ruprecht Polenz


Delegacioni kishte përbërje shumëetnike. Rupreht Polenc vuri re se atmosfera e komunikimit ishte e mirë: "E përshëndeta shumë këtë. Kam parë edhe delegacione të tjera nga rajoni në vitet e mëparshme ku dukej që kishte vështirësi për shkak të përbërjes multietnike, ndërsa në këtë delegacion kishte edhe përfaqësuesë të minoritetit serb dhe një turk. Dhe unë pata përshtypjen se antarët e delegacionit kuptoheshin fare mirë me njëri-tjetrin."

Të mërkurën (23.04.) delegacioni kosovar qëndroi në Speyer ku në Shkollën e lartë për shkenca administrative ndoqën referatin me temën „Ndërtimi dhe zgjerimi i strukturave administrative“. Në fjalën e tij rektori, Prof. Dr. Karl-Peter Sommermann duke folur për historikun e shkollës tha se:“bëhet fjalë për realizimin e një ëndërre të vjetër që daton nga shekulli i XIX-të të një shkencëtari gjerman i cili ankohej se administrata publike e në veçanti nënpunësitë qeveritar nuk janë sa duhet të kualifikuar për të kryer punën e tyre. Kjo ëndërr e tij u realizua nga të tjerët fillimisht pas Luftës së II-të Botërore',tha rektori Sommermann duke shtuar se shkolla të cilën e drejton ai i ka dyert e hapura dhe do të mbështes shtetin e ri të Kosovës në ngritjen e strukturave të shëndosha administrative.

Ndërkaq të enjten paradite (24.04.) larg pranisë së mediave bisedime janë zhvilluar në Mainz në Ministrinë e Brendshme të landit Rajnland Pfalc, për të vazhduar pastaj me takimet në parlamentin e landit, në zyrën e kryetarit të së cilit për nder të delegacionit, përkrah flamurit vendas ishte vendosur edhe ai i Republikës së Kosovës. Nënkryetarja e parlamentit Hannelore Klamm pasi që përshendeti mysafirët tha se:

Nënkryetarja e parlamentit të landit Rajnland-Pfalc, Hannelore Klamm

Nënkryetarja e parlamentit të landit Rajnland-Pfalc, Hannelore Klamm

‚Natyrisht që na gëzon fakti që ju keni zgjedhur landin e Rhainland Pfalcit për vizitën tuaj për t'u njoftuar këtu për sistemin parlamentar, rolin e parlamentit, rolin e deputetëve dhe detyrat e tyre. Fakti që ne jemi landi i parë federal që pret një delegacion të këtij niveli nga Kosova përbën për ne një nder të madh. Ju nga 17 shkurti jeni shtet i pavarur, Gjermania ju ka njohur tre ditë më vonë edhe zyrtarisht andaj është e vetkputueshme që federata dhe landi ynë kemi vendosur që të ju mbështesim si misionin e BE-së ashtu dhe procesin e rindërtimit të vendit tuaj'.

Katër ministrat e qeverisë së Kosovës në Mainz shoqëroheshin edhe nga kryebashkiaku i qytetit të Prishtinës, zoti Isa Mustafa. Sipas tij vizitat e këtij lloji janë në dobi të kosovarëve tani në fillim të ndërtimit të shtetit të ri:

Kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa

Kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa

‚Ne do të marrim me vete përvojat lidhur me organizimin e pushtetit lokal dhe me organizimin e pushtetit të nivel lnadi. Natyrisht që ne në Kosovë kemi ndryshime sepse nuk e kemi organizimin trestrukturor sic e kanë këtu mirpo ka mjaft përvoja sa i përket fushëveprimit të organeve në nivel lokal dhe qendror. Unë mendoj se ka qenë një vizitë shumë përmbajtësore, ka qenë një pritje shumë e ngrohtë ku na u janë dhënë informata të cilat ne nuk i kemi patur më parë. Andaj mendoj se këmbimi i përvojave të tilla është në dobi vecmas të ne kosovarëve sepse ne jemi në fillimin e ndërtimit të shtetit'.

Ndërkaq sipas ministrit të ambientit dhe planifikimit hapësinor Mahir Yagcilar bëhet fjalë për:

Ministri i ambientit dhe planifikimit hapësinor, Mahir Yagcilar

Ministri i ambientit dhe planifikimit hapësinor, Mahir Yagcilar


‚Një shkëmbim përvojash sepse Gjermania në shumë cështje është e përparuar, sidomos për mua interesant ka qenë planifikimi hapësinor dhe mbrojtja e mjedisit ku ne morrëm disa përvoja të mira dhe besoj që në të ardhmen me bashkëpunim do të përforcojmë edhe administratën në Kosovë duke dhënë rezultate edhe në aspektin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor'.

Pala gjermane që në takimet e fillimjavës në Berlin ka përshendetur përbërjen multietnike të delagacionit nga Kosova. Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq i cili vjen nga rradhët e komunitetit serb për Deutsche Wellen thekson:

Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq

Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Nenad Rashiq


‚Mendoj se mënyra me të cilën ne përpiqemi të japim kontriubtin tonë për zhvillimin e shoqërisë në Kosovë ju bën përshtypje atyre. Ata mendoj se e kanë kuptuar se me cfarë vullneti po kryejmë obligimet që i kemi në Kosovë andaj edhe këta shpresojnë tek ne, në potencialin tonë. Vërehet hapur se dallimi në zhvillim është shumë i madh por pikërisht për këtë ndoshta ne jemi sipmatik, përpiqemi shumë por jemi në pozitë të vështirë'.

Kjo ishte vizita e parë e një delegacioni të lartë kosovar në Gjermani që prej njohjes nga ana e Berlinit zyrtar e shtetit të Kosovës.

  • Data 26.04.2008
  • Autor Anila Shuka & Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DoxC
  • Data 26.04.2008
  • Autor Anila Shuka & Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DoxC