1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pritet nyja gordiane në Tiranë

Pas një sage të vështirë politike e acarimit të marrëdhënieve mazhorancë-opozitë në muajt e fundit, arrihet një marrëveshje politike mes kryeministrit Rama e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Pas protestash disa mujore të opozitës, e një odiseje politike të pashembullt, ecejakesh diplomatike të ndërkombëtarëve nga europarlamentari Knut Fleckenstein, tek kreu i komisionit të Parlamentit Europian për politikën e jashtme, David McAllicter dhe Ndihmës/Zv. Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee më në fund arrihet një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë për paketën e ashtuquajtur McAlliser plus.

Marrëveshja pritet të detajohet në orët në vazhdim të së enjtes, por e rëndësishme është ujdia politike mes kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. "Marrëveshja i hap rrugë të zgjedhjeve të lira e të ndershme", është shprehur Basha, ndërsa kryeministri Edi Rama pas takimit në një prononcim të përbashkët për mediat është shprehur "Më lejoni të jem 100% dakord me opozitën."