1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prishtina: Propozimi serb për "Ndarjen funksionale të shqiptarëve dhe të serbëve në Kosovë” i papranueshëm

Me këtë plan qeveria e Serbisë kërkon nga UNMIK-u që të bashkëqeverisë enklavat serbe mbi bazën e rezolutës 1244 të KS-it.

krijimin e kushteve për bashkëjetesën e gjithë qytetarëve të vendit pa dallim përkatësie etnike.

Qeveria e Kosovës synon krijimin e kushteve për bashkëjetesën e gjithë qytetarëve të vendit pa dallim përkatësie etnike.

Ndarja etnike brenda Kosovës është një çështje që është kundërshtuar vazhdimisht nga mekanizmat ndërkombëtarë, ndërsa qeveria e Kosovës angazhohet që në vend të funksionojë një shoqëri shumëtnike mbi bazën e planit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Kështu iu përgjigjën autoritetet në Prishtinë propozimit të qeverisë së Beogradit për "Ndarjen funksionale të shqiptarëve dhe të serbëve në Kosovë”. Këtë propozim ia kishte dorëzuar disa ditë më parë zëvëndëshefit të UNMIK-ut, Lari Rosin, ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Sllobodan Samarxhiç. Rosini ia dërgoi propozimin e Samarxhiçit për shqyrtim zyrës ligjore të OKB-së, në Nju-Jork. Plani serb parasheh që qeveria e Serbisë të bashkëqeverisë me UNMIK-ut, në fushën e sigurisë, të policisë, të gjyqësisë, të doganave, të transportit, të trashëgimisë fetare, historike e kulturore dhe në kontrollimin e kufijve të Kosovës.

Kuqi: "Një lëndë pa objekt"

Qeveria e Kosovës e quan këtë plan tërësisht të papanueshëm. Hajredin Kuqi, zëvëndëskryeministri i Kosovës tha: "Kjo kërkesë është një lëndë pa objekt të cilën edhe OKB-ja dhe askush tjetër nuk mund ta shqyrtojë. Është më shumë lojë që e kanë bërë për politikën e brendshme serbe, sesa që ka ndonjë objekt qoftë ndërkombëtar apo edhe më pak në Kosovë."

Zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuqi, u shpreh se qeveria e Kosovës në planin e saj, parasheh krijimin e kushteve për bashkëjetesë në Kosovë dhe në këtë linjë ajo do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj pa dallim përkatësie etnike.

"Propozimet nga Serbia për Kosovën janë inekzistente, dhe ne do të jemi ata që kujdesemi për të gjithë qytetarët e Kosovës, qoftë shumicë apo pakicë, që janë në Kosovë. Pra, mendoj se është një iluzion i ri, një kërkesë e re e cila nuk ka të bëjë me realitetin. Kjo është një tendencë për ta kthyer realitetin prapa." - tha zëvendëskryeministri Kuqi.

Analistët në Kosovë e cilësojnë planin e qeverisë së Serbisë për ndarjen funksionale të serbëve dhe të shqiptarëve si synim të hapur të Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy entitete. Ata thonë se plani i Marti Ahtisarit parasheh qartë funksionimin e komunave të Kosovës, ku serbët kanë mundësinë e vetëqeverisjes në nivel lokal. Ata thonë se Kosova e shpalli pavarësinë mbi bazën e planit të Marti Ahtisarit, plan ky që kërkon zbatim nga të gjitha shtetet që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

  • Data 25.03.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTwL
  • Data 25.03.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTwL