1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prishtina kundërshton rishikimin e Marrëveshjes së Kumanovës

Autoritetet e Prishtinës kanë kundërshtuar kërkesën e Serbisë për rishikimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Prishtina kërkon që NATO-ja të garantojë kufijtë e Kosovës.

default

Sejdiu dhe Thaçi

Udhëheqësit e Kosovës thonë se NATO-ja është e obliguar ta mbrojë tërësinë territoriale dhe kufijtë e Kosovës, sepse mbi këtë mandat dhe më kerkesë të autoriteteve të këtushme ajo ka ardhur atje. Ata pohojnë se e kanë respetuar çdo marrëveshje ndërkombëtare, gjë që duhet ta respektojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë, Prishtina zyrtare kundështon çdo ndryshim të Marrëveshjes së Kumanovës, e nënshkruar ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë Jugosllave në vitin 1999. Marrëveshja mundësoi përfundimin e luftës, largimin e trupave serbe të sigurisë dhe krijimin e zonave të sigurisë rreth Kosovës.

Ky kundështim i Prishtinës bëhet pas kërkesës së Serbisë që të rishikohet Marrëveshja e Kumanovës. Autoritetet e NATO-os, akoma nuk kanë komentuar këto kërkesa, por presidenti serb Boris Tadiq, ka konfirmuar se ka pasur një takim ndërmet ushtarakëve të Serbisë dhe atyre të NATO-s, ku është diskutuar kjo çështje. Homologu i tij kosovare, Fatmir Sejdiu, thotë se çdo marrëveshje e Serbisë me NATO-n, nuk guxon të ndikojë në integritetin teritorial të Kosovës. Në të njetën linjë shprehet edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili thotë se ndryshimi i marrëveshjes së Kumanovës mund të jetë "vetëm një ëndërr e Serbisë."

Njohës të çështjeve të sigurisë, pohojnë se rishikimi i marrëveshjeve nga koha e luftës, rrezikon paqen dhe stabilitetin në vend. I këtij mendimi është edhe Naim Maloku, një ish-ushtarak, tash deputet në kuvendin e Kosovës.

Për deputetin tjetër të Kuvendit, Ibrahim Gashi, rishikimi i Marëveshjes së Kumanovës, pason "fitorën e Serbisë që pati në KS-it, lidhur me planin gjashtë pikësh të Sekretarit Ban Ki Mun."

Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar në vitin 1999, pos që parashihte largimin e trupave serbe nga Kosova, krijonte edhe një zonë sigurie përreth kufijve të Kosovës. Është kjo një zonë ndalimfluturimi për aeroplanët ushtarak serb, deri 25 kilomentra në afërsi të kufirit të Kosovës. Gjatë këtyre dhjetë vjetëve të pas luftës, ushtarakët e KFOR-it, disa herë janë takuar me ushtarak të Ushtrisë së Serbisë, por takimet gjithmonë janë zhvilluar diku në teritorin e Serbisë. Zyrtarisht gjithnjë është thënë se kanë pasur të bëjnë me shkëmbimin e pervojave në rrafshin ushtarak.



  • Data 01.12.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G6jZ
  • Data 01.12.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G6jZ