1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prishtina e shqetësuar tej mase për planin e Ban Ki Munit

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës janë zotuar para kuvendit se nuk do ta pranojnë planin gjashtë pikësh të OKB-së. Plani parasheh një formë të re të shtrirjes së misionit EULEX, në bazë të rezolutës 1244 të KS-it.

Prishtina

Prishtina

Raporti për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, i cili merr parasysh planin gjashtë pikësh dhe mundëson shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë, ka shqetësuar tej mase Prishtinën zyrtare. Udhëheqësit politik kosovarë, zotohen së plani gjashtë pikësh me të cilin është pajtuar edhe Beogradi, nuk do të zbatohet në Kosovë. Këtë zotim kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, e bëri para deputetëve të kuvendit të Kosovës. "Kosova ka paraqitur katër pikat e saj, të cilat në fakt paraqesin qëndrimin tonë zyrtar në raport me gjashtë pikat e propozuara. Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e saj moderne, të cilat i rregullojnë të gjitha çështjet e ngritura. Prandaj, është Kushtetuta dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, që ne si institucione do t'u përmbahemi dhe do të zbatojmë në praktikë, dhe asgjë tjetër. Plani gjashtëpikësh për institucionet, popullin e Kosovës, ka qenë, është dhe do të mbetet i papranueshëm dhe i pazbatueshëm," thotë Thaçi.

Këshilli i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

Plani i zotit Ban Ki Mun, parasheh që misioni EULEX të varet krejtësisht nga rezoluta 1244 e KS-it. Ky plan poshtu i jep një lloj autonomie policisë, doganave dhe gjykatave në veri të Kosovës. Këto pika janë të papranueshmë për qeverinë e vendit. Sërish kryeministri Thaçi: "Rezoluta 1244 e OKB-së është plotësisht jorelevante dhe e pakuptimtë në shtetin tonë sovran. Të gjitha fushat për të cilat flet plani gjashtëpikësh, drejtësia, policia, gjyqësia, doganat, kufijtë, trashëgimia serbe, transporti, janë të rregulluara me ligjet tona përkatëse, që janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës," thotë Thaçi.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Partitë politike opozitare nga ana e tyre akuzojnë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, të cilët sipas tyre nuk kanë vepruar si duhet në mënyrë që më kohë ta bllokojnë planin. Bajram Kosumi, ish kryeministër është nga AAK-së: "Por, ajo që nuk e tha kryeministri dhe do të duhej ta thoshte, është vizioni i qeverisë dhe lidershipit se ç`ka do të bëjë nëse KS i OKB-së e miraton raportin e Sekretarit të Përgjithshëm me këtë projekt dhe nëse Këshilli i Sigurimit kërkon implementimin e këtij projekti. Cila do të ishte përgjigjja e lidershipit politik të Kosovës në këtë çështje?", pyet Kosumi.

Hashim Thaçi dhe Kosovo's Fatmir Sejdiu

Hashim Thaçi dhe Kosovo's Fatmir Sejdiu

Opozita në Kosovë thotë se nëse KS-it i jep dritë jeshile planit gjashtë pikësh dhe ai fillon të implementohet në Kosovë, atëherë dy krerët e vendit, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi, duhet të japin dorëheqje. Për të kundërshtuar planin gjashtë pikësh, për në Nju Jork ka udhëtuar ministri i jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni. Ai ka kërkuar që të ketë të drejtën e fjalës në seancën e KS-it e cila pritet të mbahet sot, mirëpo akoma nuk është konfirmuar nëse KS-it do t'ia lejojë të drejtën e fjalës.

DW.COM

  • Data 26.11.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2Je
  • Data 26.11.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G2Je