1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prishtina dënon vrasjen e dy ushtarëve amerikanë

Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë dënuar ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ata shprehin ngushëllimet më të thella.

default

Parlamenti i Kosovës

Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi, vrasjen e dy ushtarëve amerikanë e kanë cilësuar dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një kosovar në aeroportin e Frankfurtit, si ngjarje dërrmuese dhe tragjike.

Në një komunikatë për media nga kryeminstria thuhet se: "Ky rast makabër është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës. Gjithmonë dhe përjetësisht do t'u jemë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe Qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës", thuhet në reagimin e qeverisë.

Frankfurt Bus Schiesserei

Policia e aeroportit në Frankfurt në vendin e ngjarjes

Edhe presidenca e Kosovës në një kominikatë për media thotë se: “Populli i Kosovës e dënon me rreptësi këtë akt të lig, individual pavarësisht motiveve që e kanë përcaktuar atë, të kryer ndaj njerëzve me rrobën e ushtrisë që pati rol thelbësor në çlirimin e Kosovës, ushtrisë që ka rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në gjithë botën. Ky moment i dhimbshëm shërben për të rikonfirmuar më fuqishëm se më parë, ndjenjën e simpatisë dhe mirënjohjes së popullit të Kosovës për SHBA-të, thuhet nga komunikatën e presidencës".

Me të marrë lajmin se sulmuesi në aeroportin e Frankfurtit që vrau dy shtetas amerikan dhe plagosi dy të tjerë ishte një i ri kosovar. Qindra qytetarë të Prishtinës ndezën qirinj në qendër të Prishtinës në nderim të viktimave. Në mesin e tyre ishte edhe ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj: “Ai i cili e ka bërë një akt të tillë është kriminel për qytetarët e Kosovës dhe në asnjë formë nuk i pasqyron bindjen e një qytetari të Kosovës dhe të një kosovari, prandaj përmes këtyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan dhe ushtarët amerikanë që janë ushtarë të lirisë së Kosovës”, thotë ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 03.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10SkQ
  • Data 03.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10SkQ