1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Prishtinë: Diskutim i hapur me temën “20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit."

Diskutimi u organizua nga ambasada gjermane në Kosovë dhe radio Deutsche Welle. Ambasadorë, politikanë dhe historianë, vlerësuan gjatë këtij diskutimi rolin, që kishte vjeshta e vitit 1989 për ta dhe vendet e tyre.

default

Muri i Berlinit në vitin 1988

Hapja e kufinjve në Hungari, ikja e qytetarëve nga Republika Demokratike Gjermane për në Ambasadën gjermane në Pragë dhe ngjarja më kulmore e vitit 1989, rënia e Murit të Berlinit, janë disa nga ngjarjet, që shënojnë edhe fundin e rregjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore. Përderisa këto ndryshime rrënjësore për shtetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, paraqesin një periudhë të transformimit, ku shumë shtete anëtarësohen në NATO dhe në BE, ish-Jugosllavia përshkon një rrugë krejtësisht tjetër. Shkatërrimi i këtij shteti u përcoll me luftë, vuajtje dhe dëbim. Për të gjitha këto ngjarje në Prishtinë u mbajt një diskutim i hapur me temën “20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit“, diskutim ky, që u organizua nga ambasada gjermane në Prishtinë dhe radio Deutsche Welle. Ambasadorë, politikanë, historianë, vlerësuan gjatë këtij diskutimi rolin, që kishte vjeshta e vitit 1989 për ta dhe vendet e tyre. Michael Marfy, zëvëndësambasador i SHBA-së në Kosovë, thotë se rënia e murit të Berlinit ishte padyshim ngjarja, që ndryshoi botën.

06_Berliner Mauer.JPG

Muri i Berlinit

“Një ngjarje si ajo e rënies së murit të Berlin është një shembull që t'i kuptojmë më mirë ndryshimet në Histori. Tetori i vitit 1989 ishtë pikë kulmore në Histori dhe mund të them lirisht jo vetëm në Historinë evropane por edhe atë botërore”, thotë Michael Marfy

Ambasadori gjerman në Kosovë, Hans Diter Steinbach, kujton qershorin e vitit 1989 në kohën, kur ishte konsull në ambasadën gjermane në Çekosllovaki. Sipas tij Gjermania qëndroi shumë gjatë e ndarë, mirëpo rënia e murit të Berlinit ndodhi aq shpejt, saqë ai as sot nuk mund të besojë.

“Nëse dikush do të më thoshte mua në qeshor të vitit 1989 se vetëm disa muaj më vonë muri i Berlinit do të bjerë, Gjermania do të bashkohet, Evropa Qëndrore, praktikisht e gjithë bota, do të fillojë një jetë, ku do të ketë liri të lëvizjes, sistem pluralist dhe një sistem krejtësisht demokratik shoqëror, unë thjesht nuk do ta besoja. Mirëpo ja që kjo ndodhi dhe në atë kohë mua një gjë nuk me hiqet nga mendja. Me rridhnin lotët pa pushim”, thotë ambasadori Steinbach..

Deutschland Berlin Berliner Mauer Mauerfall Feier

Të rinj festojnë rënien e murit në Berlin

Enver Hoxha, Ministër i Arsimit në qeverinë e Kosovës, në kohën e rënies së Murit të Berlinit, ishte student në Universitetin e Prishtinës, pjesë e ish Jugosllavisë. Ky shtet komunist sipas tij nga jashtë duhej i qëndrueshëm, mirëpo nga brenda nuk ishte vend i një kombi dhe realisht nuk i përkiste askujt. Rënia e Murit të Berlinit, që shënoi edhe fillimin e rënies së komunizmit, sipas ministrit Hoxhaj pati ndikime edhe në Ballkan.

“Në vitin 1989 unë kujtoj shumë fjalime të shumë politikanëve dhe shumë akademikëve të cilët nuk ishin të bindur se rënia e Murit të Berlinit do të shënojë rënien e komunizmit. Mirëpo kjo u dëshmua se ata vërtetë ishin gabim dhe kishin piköpamje të gabuar për këtë ngjarje”, thotë ministri Hoxhaj.

Duke u ndërlidhur më zhvillimet në ish Jugosllavi dhe rënien e komunizmit ministri Hoxhaj thotë se tranzicioni në shtetin e shumë kombeve, siç ishte Jugosllavia ndodhi njejtë ashtu siç ndodhi në shumë vende të Evropës Qëndrore. Mirëpo më pas me ardhjen në pushtet të qeverive nacionaliste në këtë pjesë të Evropës fillon një epoke e re. Epoka e luftörave, që la pas vetës qindra mijëra persona të vrarë.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K1E5
  • Data 07.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K1E5