1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Regjistrohen subjektet politike për zgjedhjet lokale në Kosovë

Bekim Shehu19 Shtator 2013

Subjektet politike të veriut pasi e kanë ndryshuar emrin, janë çertifikuar me rekomandim të Zyrës për regjistrimin e partive politike.

https://p.dw.com/p/19kOa
Logoja-Kosova votonFotografi: DW

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve tashmë konfirmoi se ka regjistruar të gjitha subjektet politike përfshirë edhe ato serbe të veriut të Kosovës që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të tre nëntorit. Subjekti politik “Serbija”, që garon si një listë unike serbe, ka ndërruar emrin në “Iniciativa qytetare serbe”, pas kundërshtimit që iu bë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për emrin”Serbija”.

Edhe subjekti politik i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka ndryshuar emrin në “Iniciativa qytetare – Partia socialdemokrate – Oliver Ivanoviq”, pasi me aplikimin që kishte bërë më herët “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, u kundërshtua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve” me pretekstin që dëmton marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.

Detyrimi për ndryshim emrash të subjekteve politike serbe, retorikë populiste e Prishtinës

Oliver Ivanoviq, i tha DW-së se detyrimi që subjektet politike serbe të ndryshojnë emrat nëse duan që të regjistrohen për zgjedhjet e tre nëntorit ishte joligjorë.

Oliver-Ivanovic.jpg
Oliver IvanovicFotografi: DW

“Unë mendoj se refuzimi i KQZ për të regjistruar subjektin politik “Serbia”, nuk është ligjor dhe as kushtetuese. Emri Serbia apo Shqipëria, çfarëdo qoftë, nuk mendoj se mund të dëmtojë marrëdhëniet ndëretnike ashtu siç po pretendon klasa politike në Prishtinë. Unë mendoj se qëndrimi refuzues i Prishtinës kundër subjektit politik me emrin “Serbia”, që ta regjistrojnë në KQZ, ishte diçka populiste për elektorat dhe asgjë më tepër”, thotë Oliver Ivanoviq.

Subjekti politik nga radhët e serbëve, “iniciativa qytetare serbe”, që kishte emrin “lista Serbija”, që garon në zgjedhjet lokale të tre nëntorit dhe që ka përkrahjen e qeverisë së Serbisë, në Prishtinë u cilësuan si përpjekje për të themeluar asociacionin e komunave serbe, para mbajtjes së zgjedhjeve. Mirëpo, qeveria në Prishtinë e kundërshtoi këtë, duke thënë se marrëveshja e 19 prillit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci dhe atij të Serbisë Ivica Daciq, parasheh që asociacioni i komunave serbe të themelohet pas mbajtjes së zgjedhjeve të tre nëntorit.

Qeveria në Beograd nuk ka kompetenca që të veprojë në Kosovë

'B'Beogradi zyrta ditë më parë themeloi ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe në të njejtën kohë shpërndau kuvendet paralele serbe të veriut të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se ekipet menaxhuese të themeluara nga Beogradi janë ilegale.

“Qeveria e Serbisë nuk ka kompetenca që të veprojë në Kosovë, ndërsa përberjen e kuvendeve paralele serbe duhet parë si pozitive”, tha zëvëndëskryeministri.

OSBE regjistron votuesit serb jashtë Kosovës, KQZ i verifikon

Ndërkohë, Komisioni Qëndrorë i Zgjedhjeve sa i përket votuesve, akoma është në fazën e përpunimit të materialeve dhe hartimit të listës së zgjedhësve. Këtu përfshihet edhe regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës. Për mbledhjen e këtij materiali është angazhuar OSBE-ja, thotë zëdhënësi I kësaj organizate, Nokola Gaon.

OSZE Logo
Logoja e Organizatë pë Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSZE(OSBE)

“OSBE-ja do ta mbledhë të gjithë materialin dhe do t'ia dorëzojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas ajo do të vërtetojë se a janë ato materiale të vlefshme”, thotë zëdhënësi i OSBE-së Nikolla Gaon, duke mos publikuar numra të votuesve jashtë Kosovës.

Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se “shifrat e votuesve të mundshëm, të cilët i ka regjistruar stafi i misionit të OSBE-së, do të publikohen pas përfundimit të procesit të regjistrimit”. Sidoqoftë, për zgjedhjet lokale të tre nëntorit KQZ tashmë ka regjistruar gjithësej 103 subjekte politike. Prej tyre janë 33 Parti Politike, 52 Iniciativa Qytetare, 16 Kandidatë të Pavarur dhe dy Koalicione, me 7932 kandidatë.