1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Prioritetet e Sarkozisë në BE

Në shtypin gjerman të së premtes gjen jehonë fjalimi i presidentit të Francës, Nikola Sarkozi, në Parlamentin Evropian mbi prioritetet e presidencës franceze dhe deklarimi i tij për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.

default

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" në komentin e saj i referohet atmosferës në BE: "Si një re e zezë mbi presidencën franceze të BE-së qëndron refuzimi i Marrëveshjes së Lisbonës nga irlandezët. Presidenti Sarkozi (Sarkozy) do ta zgjidhë këtë problem deri në fund të vitit, në mënyrë që BE-ja përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në 2009 të qëndrojë mbi një themel të shëndoshë. Pavarësisht nëse ky është një sukses, përmes të cilit mund të mobilizohen më shumë zgjedhës se herën e fundit, është me pikëpyetje, se si do të reagojnë irlandezët ndaj kësaj. Nuk është e lehtë t´u kërkosh zgjedhësve, që të ndryshojnë mendimin e sapo shprehur të tyre pa një afat reflektimi. Argumenti i Sarkozisë, se pa thellimin e BE-së nuk do të ketë zgjerim, është menduar si një shtytje dhe njëkohësisht si mjet presioni, por në sfondin e frymës negative në pjesë të tëra të Evropës, ky argument mund të ketë edhe efektin kundërproduktiv."

Duke marrë shkas nga deklarimi që bëri presidenti francez Sarkozi, se do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Kinë, gazeta "Märkische Oderzeitung" komenton: "Të jesh vazhdimisht i kudogjendur siç bën Sarkozia nuk është e lehtë. Qoftë Unioni i vendeve të Mesdheut, Marrëveshja e BE-së, energjia bërthamore, kudo duket se presidenti francez do të diktojë ritmin. Në rrethana të tilla s´të habit fakti, që ndonjëherë ai edhe mund të dalë nga vetja. Kjo duket se i ka ndodhur atij me temën e Kinës. Ai ishte i pari, që pas shtypjes me dhunë të kryengritjes në Tibet, bëri thirrje për bojkotimin e Lojërave Olimpike. Ndërsa tani papritur ai thotë, se do të shkojë në Pekin. Këto ec e jake dëshmojnë për pavendosmëri, pavarësisht, se për të dyja vendimet e tij ka arsye të forta."

Hapjen e Olimpiadës dhe pjesëmarrjen e Sarkozisë në të komenton edhe "Fränkischer Tag": Sarkozia argumenton, që Evropa dhe Kina duhet të mbeten në dialog, për shkak të së drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit. Kjo nuk është krejt e gabuar, por ka një dallim mes dialogut dhe servilizmit. Qëndrimi i tërhequr që mban qeveria gjermane është rruga më e mirë. Një qëndrim i tillë i shmang keqkuptimet, se kombet evropiane i lënë në dispozicion të drejtat e njeriut."


  • Data 11.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ea7H
  • Data 11.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ea7H