1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Prioritetet e liberalëve në politikën e jashtme

Në një koalicion qeveritar midis CDU/CSU-së dhe liberalëve, kryetari i liberalëve Guido Westerwelle, dëshiron të bëhet ministër i jashtëm. Çfarë kuptimi mund të kishte kjo për politikën e jashtme të RFG-së?

default

Hans-Dietrich Genscher dhe Guido Westerwelle, ministri i dikurshëm i Jashtëm dhe pasardhësi i tij (?)

Në shumë pika të politikës së jashtme dhe të sigurisë, liberalët ndodhen në një linjë me kristiandemokratët, por jo në të gjitha pikat. Për shembull në politikën ndaj Afganistanit: në thelb, kursi i koalicionit të madh qeveritar ka qenë i drejtë, thotë shefi i liberalëve, Guido Westerwelle, por ai ankohet për mangësi në punën e qeverisë për rindërtimin e Afganistanit. Para së gjithash ai kritikon që qeveria federale nuk i mbajti premtimet e saj në ndërtimin e policisë.

"Ne plotësojmë gati gjysmën e detyrimeve, të cilat i ka marrë përsipër në rang ndërkombëtar qeveria federale. Ndërtimin e strukturave të tua policore në Afganistan nuk mund ta bësh kaq shkel e shko!", theksoi Westerwelle.

Tërheqja e përshpehtuar, rrezik i madh

Ai u shpreh pas vizitës së tij në Afganistan i tmerruar për faktin, se sa pak trajnerë të huaj për policinë e zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë vend të madh. Vetëm kur të jenë kualifikuar si duhet policia dhe ushtria afgane, vetëm atëherë mund të tërhiqet trupa e NATO-s, ISAF.

Guido Westerwelle, FDP, und Angela Merkel, CDU

Guido Westerwelle dhe Angela Merkel - harmoni i plotë

Një tërheqje e përshpejtuar e Bundesverit do ta vinte në rrezik Afganistanin dhe do të kërcënonte edhe sigurinë e Gjermanisë, për këtë kandidati për ministër të jashtëm është i të njëjtit mendim me kancelaren Angela Merkel. " Ne duam që ushtria jonë të tërhiqet sa më shpejt që të jetë e mundur nga Afganistani, por kjo nuk duhet të bëhet pa u menduar", pohon kancelarja.

Në mosmarrëveshje janë partnerët e ardhshëm të koalicionit përsa i përket angazhimit të Bundesverit në Liban, për të cilin liberalët e FDP-së, kanë votuar kundër në Bundestag. Argumentimi: ushtarët gjermanë nuk kanë punë në Lindjen e Afërme. Pas tri vjetësh kohëzgjatje, ky angazhim i marinës gjermane para bregdetit të Libanit mund të vijë edhe një herë në diskutim.

Der FDP-Vorsitzende und Spitzenkandidat Guido Westerwelle

Por ka edhe dallime

Mosmarrëveshjet rreth shërbimit ushtarak dhe çarmatimi

Tema e ushtrisë gjermane, Bundesverit, ngërthen në vetvete edhe më tej konflikt: liberalët duan ta heqin shërbimin ushtarak, por CDU-ja e mbështet shprehimisht ruajtjen e tij. Shërbimi i detyruar ushtarak është për FDP-në "thellësisht i padrejtë", ajo kërkon një ushtri vullnetare - gjë që deri tani ka qenë një skenar frike për ministrin e Mbrojtjes, Franz Josef Jung, i cili e ka kundërshtuar gjithmonë këtë kërkesë.

Tepër jodinamike u duket liberalëve politika e jashtme gjermane në temën e çarmatimit. Armët atomike amerikane, që kanë mbetur në Gjermani, duhet të zhduken që këtu deri në fund të periudhës legjislative, ka kërkuar Westerwelle me plot besim në vetvete para zgjedhjeve. Nën drejtimin e tij, politika e çarmatimit do të bëhej sërish një tipar karakteristik i politikës së jashtme gjermane.

Pika të tjera që kritikon ai te qeveria federale gjermane janë entuziazmi i pakët për Barak Obaman, tek i cili qeveria gjermane duhet të ushtrojë më shumë ndikim për interesat e saj dhe interes i pakët për vendet e vogla partnere në BE. Edhe raporti me Poloninë mund të përmirësohet.

Kryetarit 47-vjeçar i mungon megjithatë përvoja në parketin ndërkombëtar. Këtu ai mund të merrte mësim tek kancelarja, së cilës ai gjithsesi duhet t'ia lërë deklaratat e rëndësishme politike.

Autor: Nina Werkhäuser/Auron Dodi

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JtSk
  • Data 29.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JtSk