1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Princi Charles angazhohet për ambientin në Parlamentit Evropian

Princi Charles, mbrojtësi më prominent i ambientit në Britaninë e Madhe, ka kërkuar në luftën kundër ndryshimit të klimës, ndryshimin e mënyrës së të menduarit të politikës dhe ekonomisë, por edhe të konsumatorëve.

default

Princi Charles i drejtohet Parlamentit Evropian.

Princi i Uellsit kërkon ndryshime radikale të të gjithë sistemit ekonomik. Aktualisht njeriu është duke shkatërruar bazën e ekzistencës së tij, me shfrytëzimin abuziv, që i bën natyrës.

Duhet hequr dorë nga modelet konvencionale

„Ne duhet të largohemi nga modelet tona konvencionale të prodhimit dhe konsumimit të mallrave, që prodhojnë shumë dioksid karboni. Ne duhet të përballojmë sfidën e shkëputjes së rritjes ekonomike nga shtimi i konsumit, në mënyrë që as ekologjia dhe as interesat tona ekonomike të mos dëmtohen."


Jo vetëm politika dhe ekonomia, edhe konsumatorët duhet të ndryshojnë mentalitet

Politikanët duhet të krijojnë kushtet për ngritjen e një modeli afatgjatë jetese dhe ekonomie, kërkoi Charles duke vlerësuar punën e Parlamentit Evropian në lidhje më këtë çështje. Por ai u drejton një apel edhe konsumatorëve, që të blejnë mallra, prodhimi i të cilave nuk e dëmton ambientin. Ai ka pyetur prej kohësh pse ndodh shumë pak në këtë fushë dhe ka arritur në përfundimin, se mesazhi nuk jepet qartë.

Flash-Galerie Erneuerbare Energien in Deutschland

Energji të rinovueshme - Hidrocentrali "Jochenstein" në Untergriesbach.

„Mbrojtësit e ambientit janë përqëndruar për një kohë të gjatë në atë se çfarë nuk duhet të bëjnë njerëzit. Nëse vazhdimisht na thuhet që mbrojtje ambienti do të thotë të heqësh dorë nga gjithçka, që i jep vlera jetës, atëherë nuk është çudi që njerëzit nuk duan të bëjnë ndryshime."

Charles kritikoi ashpër ata që mohojnë ndryshimin e klimës të shkaktuar nga njeriu, numri i të cilëve është në rritje. Ata bëjnë një "lojë fati të pamëshirshme" me të ardhmen e Tokës dhe dikur do të duhet të japin për këtë llogari para nipërve të tyre.

Presidenti i Komisionit, José Manuel Barroso dhe ai i Këshillit Herman Van Rompuy, morën sigurisht dritë nga shkëlqimi i mikut të shquar. Barroso tha se nuk sheh kontradiktë midis zhvillimit dhe mbrojtjes së ambientit.

A mund të ketë zhvillim ekonomik duke mbrojtur ambientin?

Kurse Van Rompuy u shpreh: "Ne në Evropë mund të vendosim synime ambicioze, shpesh më parë se pjesa tjetër e botës dhe me angazhim dhe zell edhe mund t'i realizojmë këto synime."

Por fjalët e bukura për pajtimin e ekonomisë dhe ekologjisë janë mashtruese. Në Bashkimin Evropian grindjet janë të mëdha kur flitet për automobilat, ose për prodhimin e energjisë apo për bujqësinë, kur është fjala për përmbajtje konkrete të objektivave.

Autor: Christoph Hasselbach / Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 10.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10FBJ
  • Data 10.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10FBJ