1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prince ndёrron jetё: lamtumirё nga njё gjeni i popit

cr/hz (dpa, afp)22 Prill 2016

Kitarist gjenial, kёngёtar i pёrkryer, autor fantastik, aranzhues plot fantazi: Prince karakterizoi muzikёn pop tё shekullit tё 20-tё. Me vdekjen e tij tё parakohshme skena humbet njё nga figurat mё me influencё tё saj.

https://p.dw.com/p/1IaZS
USA Sänger Prince in dem Film Under the Cherry Moon
Fotografi: picture-alliance/dpa/Keystone USA

Qysh nё vitet 80-tё e 90-tё duken shenjat qё Prince ёshtё nё tё njёjtin nivel me tё mёdhenjtё e muzikёs pop si nё nivelin artisitik, ashtu edhe nё atё komercial. Vetёm Madonna, Michael Jackson dhe U2 ia kalojnё me shitjen e disqeve dhe sukseset nё koncerte amerikanit nga qyteti industrial Minneapolis. Pёrkohёsisht Prince konsiderohet si rivali i Michael Jacksonit qё ndёrroi jetё mё 2009.

Sänger Prince
Fotografi: picture alliance/empics

Pёrzierja e muzikёs sё tij me tone funk, pop, blues dhe rock, interpretimi shpёrthyes nё kitarё, zёri i ngrohtё dhe me fleksibilitet tё lartё soul, me tekstet me gjuhё arrogante dhe tё lehtё elektrizonin masat - e natyrisht tё paharrueshme mbeten hitet e tij si "Purple Rain", "Kiss" apo "Sign O' The Times". Spektaklet me shumё efekte tё Prince Roger Nelson, trupvogёl me vetёm 1,57 m. shtat - djalё i nё muzikanti zezak jazz-i dhe i njё kёngёtareje tё bardhё - janё si panaire me ngjyra tё forta tё njё gjeniu ekscentrik tё muzikёs.#bbig

Superstar i viteve 80-tё

Prince, i lindur mё 7 qershor 1958, qysh me debutimin me albumin "For You" (1978)u konsiderua si njё fёmijё gjeni. Nё moshёn 19 vjeҁare ai ishte njё multi-instrumentist dhe artisiti mё i ri, tё cilit Warner i konceptoi njё album me regjinё e tij. Pёrmbajtja e teksteve tё disqeve tё para ishte si pёrshkrim i ёndrrave tё njё adoleshenti, por muzika e frymёzuar prej tё mёdhenjve si James Brown, Jimi Hendrix, Curtis Mayfield apo Sly Stone, po ashtu si edhe nga Beatles - tingёllonte jashtёzakonisht e pjekur.

Belgien Sänger Prince Konzert in Antwerpen
Fotografi: picture-alliance/dpa/BELGA/D. Waem

Me albumin e dyfishtё ambicioz "1999" dhe me "Little Red Corvette" nё vitin 1982 ai arriti suksesin. Me kolonёn zanore tё filmit "Purple Rain" Prince dy vjet mё vonё e plotёsoi karrierёn e tij nё kategorinё e superstarit. Me "Nothing Compares 2 U" (kёnduar edhe nga Sinead O'Connor) ai kompozoi njё ndёr baladat mё tё bukura nё historinё e muzikёs pop.