1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presse: Kundër piratëve duhet vepruar me forcën e duhur

16 Prill 2009

Lufta kundër piraterisë pranë brigjeve të Somalisë është një prej temave më të komentuara në shtypin e sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/HY8J
Ushtarë gjemanë në brigjet e Somalisë.
Ushtria gjemane është prezente në brigjet e Somalisë për të luftuar kundër piraterisë, prill 2008Fotografi: AP

Në të përditshmen Stuttgarter Zeitung lexojmë:


"Ishin Amerikanët dhe francezët ata që deri tani janë përpjekur që me aksionet e komandove të shpëtojnë pengjet e marra nga piratët. Gjatë aksioneve janë vrarë shumë piratë dhe një peng nga Franca. Rreziqet nga aksionet e armatosura për çlimirin e pengjeve, janë gjithmonë të mëdha. Prandaj çdo rast duhet shikuar më vete. Por, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojë që çdo ditë të ndalen anije dhe të merren pengje. Jo vetëm BE, NATO dhe SHBA kanë trupat e tyre aktualisht pranë këtyre brigjeve, por edhe Kina, India, Japonia dhe Rusia. Të gjithë ata duhet të veprojnë së bashku," sugjeron komentatori i Stuttgarter Zeitung.

Me të njëjtat tone shprehet edhe kolegu i tij nga gazeta e Hamburgut "Die Zeit". Por ai paralajmëron edhe për një rrezik tjetër:

"Kundër piratëve duhet vepruar me forcën e duhur, për të evituar përfytyrimet më ogurzeza: që piratët e Somalisë t'i bashkojnë një ditë forcat me terroristët islamikë. Dikur më parë janë përdorur avionët për aksionet terorriste. Në rast shpërthimi të dy anijeve të mëdha në gjirin e atjeshëm, ekonomia botërore do ta pësonte keq," komenton "Die Zeit".

Nga shtypi gjerman lexojmë edhe një koment lidhur me qëndrimet e udhëheqjes së Koresë së Veriut, e cila ka urdhëruar që ekspertët amerikanë për çështjet nukleare të largohen nga ky vend.

Gazeta Lausitzer Rundschau e Kotbusit shkruan:

"Loja e pokerit me një klikë kriminele nuk duhet të merret tepër seriozisht. Shumë më me rëndësi është, që të bisedohet me udhëheqjen kineze. Pa mbështetjen e Kinës, nuk mund të bëhet presion serioz as ndaj udhëheqësisë në Penjan. Ndërsa me mbështetjen e Kinës situata mund të përmirësohet brenda disa javësh," konstaton komentatori i kësaj gazete. (bc/aca/dpa)