1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presion nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike drejt Teheranit

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, IAEA, Yukiya Amano, kërkoi të enjten në Vjenë që Irani të japë menjëherë sqarime rreth pozicionit të tij për akuzat rreth programit sekret të armëve bërthamore.

IAEO Symbolbild Quelle: Agentur ISNA

Akuzat se qeveria e Teheranit  po punon për një program sekret për armë bërthamore, janë sot më masive se kurrë dhe presioni mbi udhëheqjen në Teheran në lidhje me programin bërthamor po rritet.  Konferenca e guvernatorëve të IAEA njoftoi se do të ketë një projekt-rezolutë të përbashkët të pesë fuqive me të drejtë vetoje në OKB, duke përfshirë edhe Kinën dhe Rusinë, si dhe Gjermaninë.

Sipas drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, IAEA, Yukiya Amano, ka ardhur koha që Irani të japë sqarime rreth shumë pyetjeve të hapura rreth programit të tij bërthamor.

"I bëj thirrje Iranit për bashkëpunim të menjëhershëm dhe substancial me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, dhe i kërkoj të na japë shpjegimet e nevojshme rreth një dimensioni të mundshëm ushtarak të programit bërthamor." - tha Yukiya Amano.

Sa më shpejt të jetë e mundur, IAEA dëshiron të dërgojë një komision ekspertësh të nivelit të lartë në Teheran. Sipas Amanos ende nuk ka një plan konkret kohor për këtë, por koha nxiton, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Director-General, International Atomic Energy Agency, Yukiya Amano speaks during a session at the World Economic Forum in Davos, Switzerland on Wednesday, Jan. 26, 2011. Buoyed by a burst of optimism about the global economy and mindful of the new reality that has framed it in the aftermath of the financial crisis some 2,500 business leaders, politicians and social activists will tackle an array of issues on the first day of the World Economic Forum. (AP Photo/Michel Euler)

Yukiya Amano

Amano i hodhi poshtë akuzat e udhëheqjes në Teheran se agjencia që drejton është një vegël e SHBA-së dhe se raporti botohet në këtë kohë, sepse tani kanë informacione të hollësishme për programin atomik të Iranit.

Në takimin e bordit të guvernatorëve të Agjencisë Atomike në Vjenë, u përplasën për herë të parë direkt pikëpamjet dhe kërkesat e ndryshme të shteteve anëtare me njëri-tjetrin. Një palë kërkon dënime më të ashpra, të tjerët e refuzojnë këtë, sepse sanksionet e njëanshme, siç thonë ata, vetëm do ta ashpërsojnë konfliktin me Iranin. Sanksione të reja sidoqoftë mund t'i vendosë vetëm Këshilli i Sigurimit në Nju-Jork. Megjithatë, nuk ka gjasa që bordi i guvernatorëve ta kalojë këtë çështje aty.

Autor: Joerg Paas / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti