1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presion dhe joshje - Qëndrimi gjerman ndaj programit atomik iranian

Progami atomik iranian është i diskutueshëm. Në radhë të parë vendet perenimdore përpiqen t'i zbusin ambiciet nukleare të Iranit. Cili është në klëtë mes qëndrimi i Gjermanisë?

Konferenca e Gjenevës, 1 tetor 2009

Pesë fuqitë me të drejtë vetoje në KS dhe Gjermania ndjekin një strategji, e cila kombinon presionin me joshjen.

Qëndrimi i Gjermanisë ndaj programit atomik të Iranit nuk dallon shumë prej atij të Francës, Britanisë së Madhe apo të SHBA. Së bashku të pesë fuqitë me të drejtë vetoje në KS dhe Gjermania ndjekin një strategji, e cila kombinon presionin me joshjen.

Qeveria gjermane mendon se kjo është rruga më e mirë, sikurse thekson edhe zëdhënsi i MPJ Andreas Peschke: "Ne i qëndrojmë pozicionit tonë me dy shina. Pra nqs Irani vendos qe të na i heqë dyshimet dhe të pranojë dorën që i zgjat bashkësia ndërkombëtare, ka mundësi për kooperim, sikurse e kemi përshkruar edhe në ofertën tonë.

Në qoftë se Irani i përmbush kërkesat e KS në lidhje me programin e tij tij atomik, atëhere perëndimi është i gatshëm për një bashkëpunim të gjërë ekonomik dhe politik. Oferta e parë për kooperim i është bërë Iranit në vitin 2006. Kjo ofertë e bërë nga Gjermania dhe pesë partnerët e tjerë në bisedime u konkretizua në qershor 2008.

Programi atomik i Iranit

Programi atomik i Iranit

Pasi presidenti i USA, Barack Obama, i ofroi Iranit në pranverën e këtij viti bisedime të drejtpërdrejta, oferta u rinovua. Qeveria iraniane u përgjigj në shtator me propozime të vetat, në të cilat nuk e përmendte programin bërthamor. Efekt kontraproduktiv pati dhe lajmi, që Irani ka edhe një impiant tjetër për pasurimin e uraniumit në Ghom, të cilat dëshiron IAEA ta kontrrollojë së së afërmi.

Ndaj Iranit ekzistojnë disa sanksione të KS. Kështu p.sh. është e ndaluar që Irani të furnizohet me teknologji që mund të përdoren për programin e tij bërthamor. Kancelarja Angela Merkel (CDU) mendon se ashpërsimi i sanktioneve është me vend, në rast se Iran nuk lejon që IAEA të kontrollojë program e tij atomik për pasurimin e uraniumit. "Në një rast të tillë nevojiten masa edhe më të forta, si sanktionen në fushën e energjisë dhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm dhe të ndjeshëm si në atë financiar – dhe jo vetëm të mendojmë për snskione por të diksutojmë se si t'i realizojmë ato në arenën ndërkombëtare."

Autor : Nina Werkhäuser / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KAs2
  • Data 20.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KAs2