1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga për vizitë zyrtare në Berlin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, qëndron për një vizitë zyrtare në Berlin me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Joachim Gauck.

default

Me ftesë tëpresidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga qëndon në Berlin (23.10. - 23.10.). Sipas zyrtarëve nga presidenca e Kosovës tema në takimin Jahjaga - Gauck do të jetë “agjenda evropiane e Kosovës, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore”.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, Presidentja Jahjaga do të ketë takim edhe me kryebashkiakun dhe senatorin për punët e brendshme në Landin e Berlinit, Frank Hankel, si dhe një grup përfaqësuesish diplomatikë në Berlin. Presidentja kosovare do të mbajë edhe një ligjëratë në Shoqatën gjermane për Politikën e Jashtme “DGAP”, ku do të marrin pjesë diplomatë dhe njohësve të rajonit të Evropës Juglindore.

Po ashtu bëhet e ditur se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do të flasë edhe përpara përfaqësuesve të organizatave humanitare në selinë e Human Rights Watch në Berlin. Temë e kësaj ligjerate do të jenë përpjekjet institucionale dhe mekanizmat e krijuar në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.