1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Presidentin sudanez al-Bashir e kërcënon padia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Gjykata Ndërkombëtare Penale është në prag të ngritjes së padisë kundër presidentit sudanez për përgjegjësi politike ndaj krimeve të kryera në Darfur. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman të së martës.

default

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton: "Kushdo që mendon me drejtësi do ta përshëndesë faktin, që me kërkesën për urdhër-arrest tani mund të hapet rruga për ngirtjen e akuzës kundër presidentit sudanez al-Bashir. Ai akuzohet për genocid, krime çnjerëzore dhe vrasje. S´ka dyshim, që al-Bashir si president i vendit të tij ka përgjegjësi politike për vrasjen e qindra mijëra njerëzve dhe dëbimin e disa miliona të tjerëve në rajonin e Darfurit. ..Trupa Ndërkombëtare e OKB-së për ruajtjen e paqes është jashtë mase e mbingarkuar për shkak të numrit të pakët të ushtarëve dhe vazhdimisht atë e kërcënojnë dhe i krijojnë vështirësi. Organizatat e ndihmës thuajse sistematikisht sulmohen dhe plaçkiten. Mjerimi në Darfur prej vitesh është alarmant, ky është shembulli më i rëndë për dështimin e bashkësisë ndërkombëtare..."


Komentatori i "Badische Tagblatt" shkruan: "Nëse tri gjyqtaret e Gjykatës Penale Ndërkombëtare vërtetë do ta publikojnë urdhër-arrestin kundër kreut të shtetit në post? Kjo ka rëndësi të dorës së dytë. Kryeprokurori Luis Moreno-Ocampo ka mbledhur dëshmi për tri vje tresht dhe ia ka paraqitur ato njerëzimit. Njerëzimi tani i turpëruar mund të kthejë kokën nga ana tjetër, por përballë historisë askush nuk mund të pretendojë, se nuk ka ditur për tmerrin e inskenuar në këtë vend afrikan."


Një citat nga komenti i "Landeszeitung": "Kur juristët i vënë përpara politikanët, dalin në pah gjërat e lëna pas dore. Urdhër-arresti në prag të formulimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër presidentit sudanez al-Bashir papritur sqaron, se si e ka neglizhuar bashkësia ndërkombëtare vrasjen në Darfur. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, i cili është gati edhe të përulet para sundimtarit islamik në Kartum, mundohet ta zbusë situatën duke tërhequr vëmendjen për pavarësinë e drejtësisë nga politika. Përpara 14 vjetësh OKB-ja tingëllonte më e vetëdijshme pas genocidit në Ruanda. Asnjëherë tjetër nuk duhet lejuar një genocid i tillë, përbetohej asokohe bashkësia ndërkombëtare. Fraza boshe këto. Demaskimi i al-Bashirit nuk do t´i japë fund vdekjes në Darfur. Por kjo do të zbulojë hiporkizinë, përmes së cilës përfituesit, klientët kryesorë të naftës si Kina dhe spektatorët, pra Perëndimi, kanë mbuluar vrasjen."

  • Data 15.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcTb
  • Data 15.07.2008
  • Autor (VFB)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EcTb