1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti Topi vlerëson për punën e tij ambasadorin gjerman Borchardt

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë janë shumë të mira një miqësi tradicionale dhe bashkëpunim i shkëlqyer në shumë fusha. Kështu i ka përshkruar sot presidenti i Republikës Bamir Topi marrëdhëniet mes dy vendeve.

default

Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchardt

Presidenti Bamir Topi ka shfrytëzuar takimin e lamtumirës me ambasadorin Borchardt, për ta falënderuar atë “për punën dhe aktivitetin e tij diplomatik disavjeçar në shërbim të rritjes dhe thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve”. Në bazë të një njoftimi për shtyp që ka shpërndarë presidenca e republikës Bamir Topi ka vlerësuar dhe “mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugëtimin integrues të vendit tonë në NATO dhe më vonë në Bashkimin Evropian. Kryediplomati gjerman ka përshëndetur kreun e shtetit dhe institucionet “ për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e frytshëm, që ia bënë më të lehtë përmbushjen e misionit të tij diplomatik në të mirën reciproke të dy popujve dhe vendeve tona”.

Në një intervistë që ka dhënë për Deutsche Welle-n para pak kohe ambasadori Borchardt është shprehur dhe për mbështetjen që Gjermania i jep Shqipërisë, që për dy vitet 2010 e 2011 kap një vlerë totale prej 78,2 milion eurosh. “Fondet do të vijojnë të shkojnë kryesisht në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm social të ekonomisë, eficiencës së energjisë, menaxhimit të ujit të pijshëm, menaxhimit të ujërave të zeza dhe mbetjeve inerte”- ka deklaruar për DW ambasadori gjerman, Bernd Borchardt, e cili përfundon këto ditë mandatin e tij në Shqipëri.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 28.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OWx7
  • Data 28.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OWx7