1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti Topi në Greqi

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, që sot fillon vizitën e tij zyrtare në shtetin helen, mbremë në darkë u gjend në mesin e emigrantëve, në festimin paraprak të 95-vjetorit të pavarësisë

Bamir Topi, Presidenti i Shqipërisë

Bamir Topi, Presidenti i Shqipërisë

"Presidenti i Shqipërisë dhe delegacioni që kryeson vjen në Greqi fqinje dhe mike si një mesazher i popullit shqiptar për miqësi më të madhe dhe bashkëpunim më të gjerë midis dy popujve tanë" tha ambasadori i Shqipërisë në Athinë Vili Minarolli duke i uruar mirëseardhjen presidentit dhe delegacionit të tij të zgjeruar të përbërë nga tre ministra, ai i jashtëm, i brendshëm dhe i shendetësisë, por edhe nga deputetë dhe biznesmenë.

Vetë presidenti në fjalën e tij duke folur për rolin dhe pozitën e emigracionit ishte më se i qartë për vendin që do të zenë problemet e tij në axhendën e takimeve që do të ketë në radhë të parë me homologun e tij grek Karollos Papulias, kryeministrin Karamanlis, kryetarin e parlamentit Dhimitris Shufas por edhe kryetarë partish. "Unë do të bisedoj me presidentin Papulias jo thjesht për të shkëmbyer notat e kortezisë që janë të domosdoshme në të tilla takime, por për të diskutuar dhe për hallet dhe për problemet, rreth mundësive të përmirësimit dhe të kushteve të jetesës, që fimijët tuaj të kenë mundësi të mbajnë gjallë edhe gjuhën shqipe. Këto janë standarte qe ne do ti respektojmë si për minoritetin grek në Shqipëri po kështu dhe për shqiptarët këtu në Greqi, janë ura miqësie qe ne do ti konsolidojmë mbi bazën e disa standarteve që sot janë të miratuara nga të gjithë në familjen evropiane".

Kontributi dhe qytetaria e emigracionit padyshim që janë letër kredencialet më të mira të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Emigrantët janë padyshim pararoja e këtij kursi për të cilin presidenti u shfaq optimist. "Ju jeni integruar më shpejt se sa shqiptarët që janë në Shqipëri. Jeni integruar në Evropë, aty ku Shqipëria ka ëndrren e vet të vërtetë, ku ne shpresojmë që shumë shpejt në prit të vitit 2008 të marrin një ftesë për tu integruar në NATO, shpresojmë që në një kohë shumë të shkurtër të integrohemi në familjen e madhe evropiane".

Jo rastësisht në prag të vizitës së presidentit dy sinjalet pozitive nga pala greke lidheshin pikërisht me këto dy çështje: në paketën e saj prej 5 pikash paraqitur këshillit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian diplomacia greke propozonte dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë brenda dhjetorit të vitit të ardhshëm, kurse ditë më parë ministria e brendshme shpallte programin e saj të integrimit të emigracionit 2007-2013 prej 16.5 milionë eurosh.

Objektivi i vizitës, siç tha shprehimisht presidenti shqiptar, është riforcimi i marrëdhënieve, që me gjithë garancinë e tyre institucionale dhe dinamikën e admirushme të viteve të fundit duket se kanë nevojë për një impuls dhe zgjidhjen e problemeve praktike siç është, p.sh, ajo e lëvizjes së lirë. Nga gatishmeria e të dyja palëve për zgjidhje pra të problemeve të natyrës praktike, siç janë pronatnë të dyja anët e kufirit apo arsimi në gjuhën amtare, që do të forcojnë klimën e mirëbesimit, do të varet edhe suksesi i kësaj vizite por edhe ecuria më e gjerë e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

  • Data 26.11.2007
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CT84
  • Data 26.11.2007
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CT84