1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

'Presidenti sudanez në post duhet të përgjigjet më në fund për aktet e dhunës në Darfur'

Kjo u përgjigjet ndjenjave humane për drejtësi. E megjithatë ndaj mënyrës së veprimit të Moreno-Okampos ka kritika. Për këtë prononcohet prof. Kristian Tomushat, eskpert i së drejtës ndërkombëtare në Berlin

Kristjan Tomushat, profesor i së drejtës ndërkombëtare

Kristjan Tomushat, profesor i së drejtës ndërkombëtare

Fillimisht prof. Tomushat flet si e gjykon këtë vendim spektakolar në historinë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

"Ky është sigurisht një vendim i guximshëm. Në të vërtetë nga këndvështrimi juridik ai është i nevojshëm dhe i justifikuar por pyetja që shtrohet është nëse ky urdhër arresti mund të ekzekutohet.

I gjithë ky aksion mund të shkojë huq dhe ndoshta atëherë do të arrihet në përfundimin se Gjykata Penale Ndërkombëtare është vetëm një ekzistencë hije, e cila nuk është në gjendje të arrijë rezultate konkrete.

Dihet se SHBA, Kina dhe Rusia nuk janë pjesë e marrëveshjes së statutit të Romës që përbën bazën e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Kështu kësaj gjykate i mungon një element shumë i rëndësishëm politik. Këshilli i Sigurimit ia ka kaluar rastin "Sudan" Gjykatës Penale Ndërkombëtare, kjo është e vërtetë, por megjithatë fuqitë e mëdha nuk mbështesin me vendosmëri hetimet dhe përpjekjet e tjera të Gjykatës. "

Lidhur me metodën e veprimit të kryeprokurorit prof. Tomashek thotë:

Mendoj se ai synon vërtet vënien në jetë të drejtësisë. Ndoshta është menduar edhe një strategji. Ajo sigurisht nuk bëhet publike. Rasti i Darfurit është vërtetë i tmerrshëm. Bëhet fjalë për një perversion të pushtetit të një lloji të tillë që nuk i gjendet shembulli në botë. Opinioni publik ndërkombëtar duhet në të vërtetë të veprojë. Dhe tani që urdhër arresti është lëshuar atëherë kjo është edhe një apel për fuqitë e mëdha në Këshillin e Sigurimit për t'a mbështetur atë. Për ata kjo është tani një sfidë. ata ia kanë kaluar çështjen "Darfur" Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Tani është edhe përgjegjësi e tyre që të ndodhë vërtet diçka.

  • Data 17.07.2008
  • Autor Andreas Main
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ee3Y
  • Data 17.07.2008
  • Autor Andreas Main
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ee3Y