1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti serb Tadiç viziton Manastirin e Deçanit

Të premten e madhe të Pashkëve ortodokse, Presidenti serb Boris Tadiç, i përcjellë nga këngë kishtare bëri lutje dhe dhe ndezi qirinj në Manastirin e Deçanit.

Presidenti serb Boris Tadiç, jep mesazhe paqeje në Manastirin e Deçanit.

Presidenti serb Boris Tadiç, jep mesazhe paqeje në Manastirin e Deçanit.


Presidenti serb Boris Tadiç shkoi në orën 13.10 minuta me helikopterin e KFOR-it në bazën e Kfor-it, në Deçan. Duke qënë se vizita ishte e një natyre festive, gazetarët nuk u lejuan të shtrojnë pyetje.

Presidenti Tadiç kishte vetëm me një mesazh: "Mesazhin e paqes. Paqe për serbët, paqe për shqiptarët dhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, në Serbinë tonë! Mesazh paqeje, sepse pa paqe nuk mund të sigurojmë një jetë të denjë. Pa besimin në paqe, nuk mund të jetojmë as normalisht. Kjo është ditë kur nuk duhet të ketë hidhërim, kur nuk duhet të ketë urrejtje. Jemi në prag të festës së krishtere të Pashkëve Ortodokse," tha presidenti Tadiç. Ai përgëzoi nga Manastiri i Deçanit peshkopin Teodosije dhe besimtarët ortodoksë kudo që janë, për festën e Pashkëve, sepse sipas tij, "ky është një rast i mirë për ta bërë këtë".

Nga pika kufitare e Merdares, Presidenti serb Boris Tadiç, u tërhoq sipas zëdhënësit të KFOR-it, me helikopterë të KFOR-it për në Manastirin e Deçanit. Presidenti Tadiç po në këtë mënyrë do të rikthehet në pikën kufitare të Merdarës.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Aida Cama


  • Data 17.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HZFy
  • Data 17.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HZFy