1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti Obama përshkruan me ngjyra të errëta gjendjen në SHBA

Zyrtarisht nuk ishte ky nuk ishte një fjalim për gjendjen e kombit. Megjithatë, fjala e parë zyrtare e presidentit të ri amerikan Barack Obama, para të dy dhomave të Kongresit, u përqendrua tek gjendja e kombit.

Presidenti Barack Obama korr duartrokitje për fjalimin para kongresit

Presidenti Barack Obama korr duartrokitje për fjalimin para kongresit

Presidenti Barack Obama shumë shpejt preku çështjen kryesore: kriza ekonomike nuk ka rënë prej qiellit, por pjesërisht është pasojë e dëshirës për fitime të shpejta dhe shpenzimeve të pakujdesshme. Obama tha se qeveria e tij ka për synim tejkalimin e kësaj krize. Ai thotë se është i bindur se kriza do të tejkalohet.

„Ne do t'i mbledhim forcat dhe do ta bëjmë SHBA-në më të fuqishme se kurrë më parë. "

Paketa e miratuar prej Kongresit, me rreth 800 miliardë dollarë, është hapi i parë në këtë drejtim, thotë Obama. Në radhë janë masat kundër krizës së kredive. Në të kundërtën do të eliminoheshin efektet e paketës koniukturore. Qeveria do të ofrojë mjete për kredi dhe familjet, të cilatë kërcënohen nga marrja e shtëpive, për shkak se nuk janë në gjendje të paguajnë kreditë, si dhe për banka. Obama kumtoi se paratë e qytetarëve në banka janë të sigurta dhe kërkoi mirëkuptim më mbështetjen e bankave. Për këto qëllime mbase do të duhen edhe më shumë se 700 miliardë dollarë sa janë parashikuar tani. Obama premtoi mbikqyrje strikte të shpenzimit të këtyre parave, me qëllim që të përfitojnë konsumatorët e jo menaxherët.

„Kësaj radhe menaxherët nuk do të mund t'i rrisin rrogat, të blejnë perde të mira apo avionë privatë, me paratë e taksapaguesve. Këto kohëra kanë kaluar. “

President Barack Obama para kongresit

President Barack Obama para kongresit

Presidenti paralajmëroi se deficiti buxhetor që e ka gjetur për këtë vit, kriza finaciare dhe recesioni do të ndikojnë edhe në buxhetin të cilin ai do t'ia paraqesë këtë javë Kongresit. Në shumë vende duhet kursyer. Mirëpo, megjithë krizën, presidenti do të investojë në tre sektorë: energji, sigurimi shëndetësor dhe arsim. Për energjitë alternative qeveria amerikane do të ndajë në vit rreth 15 miliardë dollarë. Presidenti do të mbështesë edhe industrinë e automjeteve. Presidenti tha se disa masa do t'i harmonizojë edhe me përfaqësuesit e G20.

„Për t'iu përgjigjur krizës së tanishme globale ne po bashkëpunojmë me vendet e G-20-tës, sepse duam të rivendosim mirëbesimin në sistemin financiar, ta evitojmë proteksionizmin dhe t'i stimulojmë kërkesat botërore për prodhimet amerikane. Bota varet prej një ekonomie të fortë amerikane, sikurse edhe ekonomia jonë prej një ekonomie të fuqishme mbarëbotërore.“

Për politikën e jashtme, presidenti foli shkurt. Ai premtoi se luftën në Irak do ta përfundojë në mënyrë të përgjegjshme dhe do të zhvillojë strategji të reja ndaj Afganistanit dhe Pakistanit, por pa dhënë detaje të tjera. Presidenti premtoi mbështetjen e ushtrisë dhe rritjen e numrit të ushtarëve. Obama rikujtoi se ka urdhëruar mbylljen e Guantanamos dhe nxjerrjen e shpejtë të të akuzuarve për terrorizëm para drejtësisë. Amerika sërish duhet të jetë një shembull i mirë.

„Prandaj e them sot këtu pa asnjë mëdyshje: SHBA nuk torturojnë askënd."

  • Data 25.02.2009
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H0sK
  • Data 25.02.2009
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H0sK