1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti Mursi tërhiqet në luftën për pushtet me Prokurorin e Përgjithshëm

Pas një takimi mes presidentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Egjiptit ata thanë thanë se kishte pasur një "keqkuptim".

Egypt's General Prosecutor Abdel Maguid Mahmoud speaks to reporters in his office in the High Court in Cairo October 13, 2012. Egypt's President Mohamed Mursi said on Thursday he was removing Mahmoud from his post, but Mahmoud has denounced the move and told Egyptian media he would stay on. Mursi had made the move to appease demonstrators who accused Mahmoud of presenting weak evidence in a case against Mubarak-era officials accused of planning attacks on protesters last year. REUTERS/Amr Abdallah Dalsh (EGYPT - Tags: POLITICS CIVIL UNREST)

Abdel Maguid Mahmoud

Në luftën për pushtet me gjyqësorin e fuqishëm në vend presidenti egjiptian Mohamed Mursi pësoi një humbje. Prokurori i Përgjithshëm, Abdel Maguid Mahmud, Prokurori i Përgjithshëm, të cilin presidenti Mursi e kishte pezulluar, e kundërshtoi lirimin e tij nga detyra dhe u kthye i shoqëruar prej gjyqtarësh, mbështetësve të tij si dhe forcave të sigurisë në zyrën e tij në Kajro.

Pas një takimi me presidentin Mursi ai shpjegoi se ata kishin arritur një marrëveshje. Zëvendëspresidenti egjiptian Mahmoud Mekki i konfirmoi këto informacione. Të dyja palët thanë se kishte pasur një "keqkuptim".

Egypt's General Prosecutor Abdel Maguid Mahmoud sits in his office in the High Court in Cairo October 13, 2012. Egypt's President Mohamed Mursi said on Thursday he was removing Mahmoud from his post, but Mahmoud has denounced the move and told Egyptian media he would stay on. Mursi had made the move to appease demonstrators who accused Mahmoud of presenting weak evidence in a case against Mubarak-era officials accused of planning attacks on protesters last year. REUTERS/Amr Abdallah Dalsh (EGYPT - Tags: POLITICS CIVIL UNREST HEADSHOT)

Abdel Maguid Mahmoud

Para takimit me presidentin Mursi, Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit, Abdel Maguid Mahmud, tha: "Sipas kushtetutës aktuale presidenti nuk mund të më shkarkojë mua nga detyra. Unë do ta mbroj pavarësinë e gjyqësorit dhe nuk do të largohem nga posti im. Nëse ai dëshiron të shpëtojë prej meje, atëhere duhet të vërë dikë të më vrasë."

Akuza për ndërhyrje të paligjshme në punën e drejtësisë

Presidenti egjiptian Mursi urdhëroi të enjten (11.10) shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm pas shpalljes të pafajshëm të 24 pasuesve të ish-presidentit Hosni Mubarak. Pas këtij vendimi presidentin Mursi e akuzuan për ndërhyrje të paligjshme në punën e drejtësisë dhe të gjyqësorit.

Sipas ligjit egjiptian Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të shkarkohet nga Presidenti. Për këtë arsye Mursi i ofroi më vonë Mahmoudit postin e ambasadorit në Vatikan. Por kryeprokurori refuzoi.

Protesters shout slogans against general prosecutor Abdel Maguid Mahmoud and members of the Mubarak regime at Tahrir Square, the focal point of the Egyptian uprising, in Cairo October 11, 2012. Egypt's president removed the general prosecutor from his post on Thursday, appeasing demonstrators who accused him of presenting weak evidence in a case against Mubarak-era officials accused of planning attacks on protesters last year. The poster shows Mahmoud's face pasted on a camel rider. REUTERS/Amr Abdallah Dalsh (EGYPT - Tags: POLITICS CIVIL UNREST)

Protesta ndaj Prokurorit të Përgjithshëm

24 të pandehurit që ishin edhe pasues të ish-presidentit Hosni Mubarak ndër të cilët bënin pjesë edhe ish-kryetari i parlamentit, funksionarë të ish-partisë në pushtet, ish-ministra si dhe biznesmenë, akuzoheshin se kishin organizuar në shkurt 2011 një sulm vdekjeprurës mbi protestuesit në Sheshin Tahrir. Ky vendim nuk u pëlqeu pasuesve të Vëllazërisë Myslimane dhe në Sheshin Tahrir pati të shtunën (13.10.) trazira të dhunshme,

Gazetat e përditshme të pavarura kritikuan sidomos pasuesit e Vëllazërisë Myslimane, e cila kishte i rrahur njerëzit përreth me shkopinj dhe shufra hekuri.

  • Data 15.10.2012
  • Autor Werner Schmitz
  • Fjalët kyç Egjipt, Mursi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Pp7
  • Data 15.10.2012
  • Autor Werner Schmitz
  • Fjalët kyç Egjipt, Mursi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16Pp7