1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti Köhler në Ballkan: "Ja vlen të kujdesemi pë rajonin që të mposhtim ndarjen e Evropës"

Në një intervistë për mediat publike të Gjermanisë presidenti gjerman, Horst Köhler, flet jo vetëm përshtypjet e mira nga udhëtimi i tij në vendet e Ballkanit, por edhe rëndësinë që ka stabilizimi i rajonit.

default

Presidenti Köhler gjatë fjalës së tij në Kroaci

Presidenti gjerman Horst Köhler po zhvillon këto ditë një turne ballkanik. Pas vizitës në Kroaci, presidenti gjerman aktualisht ndodhet në Maqedoni. Qëllimi është vlerësimi i përparimeve që kanë bërë të dy shtetet ballkanike, aspirante të Bashkimit Evropian.

"Ne patëm bisedime të mira. Ështe e qartë që Gjermania shihet këtu si vend mik. Ka një angazhim për reforma, përpjekje për t'u përgatitur për negociatat të mëvonshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian". Ky ishte vlerësimi i presidentit gjerman, Horst Köhler pas bisedimeve të zhvilluara në Maqedoni me presidentin Branko Cërvenkovski dhe politikanë të tjerë të lartë.

Megjithatë diçka nuk i ka shpëtuar presidentit gjerman: "Është i dukshëm këtu zhgënjimi që vendit nuk ju ofrua ftesa e anëtarësimit për në NATO, megjithëse vendet anëtarë ishin shprehur se vendi ishte i përgatitur për një gjë të tillë. Mendoj dhe shpresoj - nuk e di me saktësi- që të mos vinë zhgënjime edhe më të mëdha me paralizim të proceseve politike." tha Köhler.

Presidenti gjerman vizitoi edhe Kroacinë. Përshtypjet e tij për këtë vend, që është fare pranë anëtarësimit janë optimiste: "Ky vend ka ecur shumë më përpara, megjithatë ka shumë për të bërë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin evropian. Por ekziston një frymë e përgjithshme, që është ndjesia evropiane dhe ndjenja e të qenurit pjesë e familjes evropiane."

Presidenti gjerman bën vlerësim pozitiv të përparimeve të arritura në rajonin ballkanik. "Nga kjo vizitë kam marrë me vete përshtypjen që jo vetëm Gjermania, që shihet si një vend mik, por edhe ne duhet t'i kushtojmë këtij rajoni vëmendje, sepse ende ekzistojnë destabilitete. Ne nuk duhet të harrojmë aq shpejt që në fillim të viteve 90-tënë Kroaci ka patur luftë, se në Kosovë ka patur një konflikt. Kjo do të thotë që këtu ka përparim, por në drejtim të stabilitetit duhet punuar ende. Dhe ja vlen që të kujdesemi për rajonin, sepse besoj vërtet që kjo duhet bërë. Duhet stabilitet dhe perspektivë evropiane për rajonin me qëllim që të mposhtim ndarjen evropiane dhe t'i japim Evropës vendin që i takon në botë dhe atë që pritet nga ajo."

Në intervistën e tij presidenti gjerman flet edhe për sfidat e mëdha që ka Gjermania duke hedhur vështrimin nga debati për reformat që ndërmarrë në Gjermani: "Kemi sfida të mëdha përpara. Konkurenca ndërkombëtare po zhvillohet edhe më tej. Ne duhet të përballemi me atë që popullsia jonë po plaket. Kjo është nga njëra anë pozitive, sepse njerëzit jetojnë më gjatë. Por ne duhet t'ia përshtatim këtij zhvillimi sistemin e pensioneve, dhe atë social. Kjo na detyron të ndërmarrim reforma të tjera. Kjo duhet thënë hapur. Më mirë të diskutojmë herët për këtë se sa vonë."

  • Data 17.04.2008
  • Autor Verica Spasovska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DjyI
  • Data 17.04.2008
  • Autor Verica Spasovska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DjyI