1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti Këler: Më shumë vëmendje për Afrikën

Të dielën në Eltvile të landit të Hessenit në Gjermani zhvilloi punimet konferenca për Afrikën nën drejtimin e presidentit gjerman Horst Këler (Köhler).

Presidenti gjerman

Presidenti gjerman

Njerëzit në Afrikë mbështen për përballimin e problemeve të tyre në inciativën vetiake, theksoi presidenti Horst Këler në përfundim të konferencës "Partneritet me Afrikën". Sipas tij njerëzit në Afrikë "kanë një vullnet të jashtëzakonshëm për arritje." Ata e dinë që u duhet të përballen me problemin e korrupsionit dhe mungesën e arsimit. Megjithatë vendet e industrializuara nuk duhet të luajnë rolit e edukatorit kundrejt Afrikës. Duke tërhequr vëmendjen që t´i kushtohet më shumë vëmendje këtij konetiteti në fjalën e tij përpara 44 pjesëmarrësve presidenti theksoi, se është e rëndësishme që të mësojmë nga njëri-tjetri: "Unë jam i bindur, që ne mund ta formësojmë globalizimin në dobi të të gjithëve vetëm, nëse ne bashkëpunojmë në një partneritet si të barabartë."

Këler shtoi, se Gjermania dhe Afrika duhet të kërkojnë një ekuilibër motivues midis dy traditave dhe modernes. Sipas tij pengesë për një fqinjësi të mirë është morali i dyfishtë i Veriut në politikën e tregtisë, në çështjet e emigracionit, në marrëveshjet e peshkimit dhe në vlerësimin pasurive nëntokësore.

Duke u prononcuar për këto probleme në intervistë për DW, presidenti Këler kritikon edhe qëndrimin e Evropës ndaj këtij kontinenti: "Marrëveshjet për peshkimin që ka vendosur Bashkimi Evropian me Afrikën nuk janë korrekte. Evropianët i marrin peshkun të tjerëve dhe peshkatarëve në Senegal apo në Mauritani nuk u mbetet asgjë tjetër veçse t´u hipin barkave të tyre të peshkimit duke marrë arratinë ilegalisht drejt Evropës."

Megjithatë sipas presidentit Këler Evropa aktualisht është duke përpiluar një strategji për Afrikën. "E rëndësishme në këtë kontekst është organizimi brenda këtij viti i një takimi të madh nga presidenca e Portugalisë mes kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve evropiane dhe homologëve te tyre nga vendet e Afrikës. Ky është vendi i duhur për këtë konferencë, për të treguar, se Evropa është e gatshme që të verifikojë qëndrimin e saj. Kjo do të thotë të rishqyrtojë marrëveshjet e tregtisë çka nënkupton, që këto marrëveshje të rishqyrtohen, në mënyrë që Afrikës vërtetë t´i jepet një shans korrekt."

Presidenti i Gjermanisë Horst Këler qysh pas marrjes së postit ndërmorri iniciativën "Partneritet me Afrikën". Me këtë synohet të mundësohet një dialog i hapur mes përfaqësuesve të kontinentit dhe Gjermanisë. Konferenca e parë për Afrikën u zhvillua në nëntor të vitit 2005 në Bon, e dyta në fillim të këtij viti në Ganë dhe e treta i përfundoi punimet këtë të djelë (04.11) në Eltvile të landit të Hesenit.

  • Data 05.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0yM
  • Data 05.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/C0yM