1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama mban konferencën e parë për shtyp pas fitores

Presidenti i zgjedhur amerikan Barak Obama (Barack Obama) mbajti të premten konferencën e parë për shtyp pas fitores. Ai paralajmëroi se pas 20 janarit do të marrë masa të menjëhershme në luftë kundër krizës financiare

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama

Presidenti i zgjedhur amerikan, Barak Obama

I rrethuar nga këshilltarët e tij ekonomik, presidenti i sapozgjedhur amerikan Barak Obama (Barack Obama) mbajti konferencën e parë për shtyp. Më parë ai ishte këshilluar me ta mbi problemet ekonomike amerikane. Marrë parasysh papunësinë në rritje dhe ekonominë në tkurrje, presidenti i ardhshëm amerikan sqaroi se:


"Një program i koniunkturës që do t'i jipte shtysë ekonomisë ka kohë që është i nevojshëm dhe ne duam që më në fund ta miratojmë atë".


Do të ishte mirë sikur kjo do të ndodhte në këtë periudhë kalimtare pra para ndërrimit të pushtetit, tha Obama për të shtuar se:


"Unë dua më më dëshirë një program të koniunkturës herët se sa më vonë. Nëse kjo nuk ndodh në këtë kohë kalimtare atëherë kjo do të jetë puna e parë që do të bëj si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës".


Programi i koniunkturës duhet të krijoj vende të reja të punës dhe të përkujdeset që shtresa e mesme në Shtetet e Bashkuara të marrë pagat e saj dhe të ketë mundësi që të paguaj faturat. Përveç kësaj duhet ët ndihmohen edhe ndërrmarrjet e vogla. Po ashtu do të përkujdesemi që paketa shpëtimtare të ndihmoj edhe ata tek të cilët filluan këto probleme: pronarët e shtëpive të cilët nuk mund të paguajnë hipotekat e tyre. Të gjitha këto premtime të dëgjuara edhe në fushatën zgjedhore. Megjithatë Obama e bëri të qartë se ende nuk është përgjegjësi kryesor pasi që:


"Shtetet e Bashkuara e kanë ende një president dhe një qeveri".


Mandati i tij fillon më 20 janar.


Të hënën Barak Obama bashkë me bashkëshorten e tij Mishell do të qëndroj për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Ata janë ftuar nga presidenti Xhorxh Bush.

  • Data 08.11.2008
  • Autor Rüdiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpoK
  • Data 08.11.2008
  • Autor Rüdiger Paulert
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpoK