1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Presidenti i Shqipërisë Nishani viziton manastirin e Deçanit

Për herë të parë që pas luftës në Kosovë manastiri i Deçanit vizitohet nga një president nga Shqipëria. Presidenti Nishani dhe Igumeni Janjiq nga manastiri i Deçanit përcjellin mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi.

Bashkëjetesa dhe bashkëpunimi për për ndërtimin e një shoqërie të re në paqe e harmoni për secilin është mesazhi më i mirë që mund të përcillet nga një institucion fetar, u shpreh presidenti i Shqipërise Bujar Nishani gjatë vizitës në Manastirin e Deçanit (31.08.2012). Në këtë kuadër ai përcolli mesazhin e paqes dhe vullnetit të mirë për ndërtimin e një shoqërie të re bazuar në vlerat e lirisë dhe mirëbesimit me njëri-tjetrin: „Sepse, besimi tek Zoti do të na e shtojë akoma më shumë dashurinë ndaj njeri-tjetrit, besimin tek paqja dhe tek njëri-tjetri dhe kontributin për të ardhmen. Qeniet njerëzore janë në Tokë për të menduar gjithmonë për të mirën e njeri-tjetri dhe për të ardhmen“ ,tha Nishani.

Peshkopi Teodosije Sibaliq und Igumani Sava Janjic

Peshkopi Teodosije Sibaliq dhe Igumeni Sava Janjic

Igumeni i Manastirit te Deçanit, Sava Janjiq, vizitën e presidentit të Shqipërisë e vlerësoi si nder të veçantë për këtë institucion, ndërsa tolerancën fetare si shembull për të gjithë Ballkanin: „Ndërsa, ky është një rast i mirë në të cilin do të dëshmojmë bashkarisht rëndësinë e bashkëpunimit mes nesh, veçanërisht të njerëzve të kulturave dhe beismeve të ndryshme në ndërtimin e një shoqërie bashkëkohore, në të cilën secili do të mund të jetojë në paqe dhe bashkëpunim. Shpresoj se Manastiri i Deçanit do të japë një kontribut të vogël në ndërtimin e paqes së përgjithshme dhe bahkëpunimin e të gjithë njerëzve vullnetmirë në Kosovë“.

Vizita e Nishanit në këtë institucion fetar e zhvilluar në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, është e para e një presidenti nga Shqipëria si dhe pritja e parë e përbashkët e ndonjë figure politike nga përfaqësues të Manastirit të Deçanit dhe të komunës së Deçanit, që pas luftës në Kosovë.