1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti i SHBA-së Obama viziton Pekinin

Ministrja e Jashtme e SHBA-së Hillary Clinton i cilësoi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës të rëndësishme bilaterale në këtë shekull. Fjala G-2 përmendet gjithnjë e më shpesh në prag të vizitës së Barack Obamës në Pekin.

default

Ministrja e Jashtme e SHBA-së Hillary Clinton i cilësoi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës të rëndësishme bilaterale në këtë shekull. Marrëdhëniet midis superfuqisë së fundit dhe fuqisë pretenduese të dominojë rajonin luajnë një rol gjithnjë në rritje në politikën botërore. Fjala G-2 është përmendur gjithnjë e më shpesh në prag të vizitës së Barack Obamës në Pekin.

Në libraritë e Pekinit janë vendosur pirg libra për Barack Obama-n. Mbi 350 tituj të ndryshëm në gjuhën kineze i kushtohen Presidentit amerikan. Por mania për Obama-n shkon edhe më tej: Asesuarët me Obama i gjen kudo dhe janë mjaft të preferuara nga kinezët. Portreti i Presidentit të buzëqeshur të SHBA-së është i stampuar madje edhe nëpër karficat e zbukurimit, apo nëpër çanta e portofolë. Që tani burri nga Uashingtoni viziton personalisht Kinën, për këtë banore të Pekinit ky është rezultati i zhvillimit të vrullshëm të vendit.

"Kina po forcohet gjithnjë e më shumë. Kina është një superfuqi si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik. Kina është një vend, që nuk mund ta injorosh më. Shihni ekonominë, Kina ka rezervat më të mëdha në valutë. Influenca e Evropës po bie, por Kina po zhvillohet edhe më tej", thotë një qytetar kinez.


Kina faktor ekonomik dhe politik

Kina me pretendimin për të qenë superfuqia e re tregohet e vetëdijshme dhe do që të komunikojë në të njëjtin nivel me SHBA-në.

Barack Obama Madame Tussauds China Shanghai

Obama buzëqesh gjithandej

Kina nuk do të merret seriozisht vetëm si fuqi ekonomike, por edhe në politikë: duke nisur qysh nga çështja e çarmatimit atomik në Iran e në Korenë e Veriut e deri tek përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të krizës financiare apo të ndryshimit të klimës. Qysh nga periudha e Presidentit George Bush në SHBA marrëdhëniet kinezo-amerikane u intensifikuan gjithnjë e më shumë – pavarësisht mosmarrëveshjeve të shumta. Nën Obamën kjo tendencë po vazhdon, thotë eksperti kinez për Amerikën Niu Jun nga Universiteti i Pekinit.

"Nga perspektiva e Kinës ka një zhvillim të qëndrueshëm në marrëdhëniet amerikano-kineze. Të dyja palët e dinë, që është në dobi reciproke, nëse këto marërdhënie zhvillohen më tej. Kjo tendencë është përforcuar gjatë mandatit të Obamës. Por kjo nuk do të thotë, që të gjitha problemet janë zgjidhur, përkundrazi, problemet që Kina i konsideron si çështje të brednëshme, nuk janë zgjidhur aspak", pohon ai.

Problemet që ngarkojnë marrëdhëniet

Ndër këto probleme është edhe çështja e Tajvanit. Për Kinën ky ishull është një provincë separatiste. Pekini synon ribashkimin dhe është i indinjuar, që Tajvani ndodhet nën mbrojtjen amerikane dhe furnizohet me armë. Një tjetër

BdT Dalai Lama im indischen Exil 50. Jahrestag des Aufstandes der Tibeter

Dalai Lama, këndëvësthrime të ndryshme

temë është Tibeti. Në një kohë që shumica e amerikanëve e konsiderojnë kreun shpirtëror të tibetianëve, Dalai Lama, bartës të çmimit Nobel për paqë, për qeverinë e Kinës ai është një person i padëshirueshëm, i cili mbjell urrejtje dhe do ta shkëpusë Tibetin nga Kina. Qeveritë që presin Dalai Lamën Kina i kërcënon me përkeqësimin e marrëdhënieve. Por tashmë me SHBA-në Kina nuk mund t' i pezullojë marrëdhëniet për këtë arësye, sepse një gjë e tillë do ta dëmtonte atë vet. Të dyja këto vende janë të varur prej njëri-tjetrit në fushën e ekonomisë. SHBA-ja është për Kinën partneri më i rëndësishëm tregtar, e po ashtu edhe në kahun e kundërt. Për shkak të varësisë ekonomike nga njëra-tjetra superfuqia e vjetër dhe ajo që synon të jetë superfuqia e re kanë një interes të përbashkët në luftimin e krizës ekonomike botërore. Edhe politikisht të dy vendet janë të lidhur me njëri-tjetrin. Që të dy vendet janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe duhet të vendosin për tema, që janë me rëndësi ndërkombëtare. Të gjitha këto bëjnë që mosmarrëveshjet të dalin në plan të dytë. Por tek e fundit, kjo banore e Pekinit në mënyrë krejt pragmatike gjykon, se Kina dhe SHBA-ja synojnë më të mirën për vete.

"Të dyja palët mendojnë për interesin e tyre dhe nuk preferojnë të bëjnë kompromise reciproke. Pra atyre u duhet të pranojnë edhe mosmarrëveshjet duke ndjekur njëkohësisht interesin vetiak", thekson ai.

Autor: Petra Aldenrath/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Bahri Cani