1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Presidenti i SHBA Obama u përmbahet tribunaleve ushtarake

Pranimi zyrtar nga presidenti Obama, se ai nuk do të heqë dorë prej zhvillimit të proceseve për të dyshuarit për terror në gjykatat e posaçme ushtarake po përcillet me kritika prej organizatave të të drejtave të njeriut

Të burgosur në Guantanamo duke u falur- Edhe më tej ata do të përballen me tribunale ushtarake

Të burgosur në Guantanamo duke u falur- Edhe më tej ata do të përballen me tribunale ushtarake

Organizatat e të drejtave të njeriut nuk reaguan me mirëkuptim për vendim e presidentit

Dekreti presidencial i Obamës që komisionet ushtarake mund të rifllojnë në parim punën për proceset ndaj të burgosurve në Guantanamo, edhe pse për 120 ditët e ardhshme do të ketë një pauzë për sqarimin e disa çështjeve ligjore, po shoqërohet me kritika të ashpra si nga organizatat për të drejtat e njeriut edhe nga pasuesit e vetë Obamës.

Organizatat e të drejtave të njeriut, që shpresonin se proceset ndaj të burgosurve të Guantanamos do të zhvilloheshin përpara gjykatave të zakonshme ose të paktën përpara ndonjë gjykate ushtarake normale, nuk reaguan me mirëkuptim për vendim e presidentit . Në lidhje me këtë zëdhënësi i Obamës, Robert Gibbs, tha:

Obama nuk i lejon komisionet ushtararake që të përdorin në pranimet e fajit deklaratat e bëra nën tortura

"Në radhë të parë presidenti bën atë, që mendon se është në të interes të sigurisë së të gjithë amerikanëve. Komisionet ushtarake kanë traditë të gjatë në SHBA."

Pak orë pas ardhjes në pushtet Obama kishte deklaruar se do ta mbyllte brenda një vitit kampin e Guantanamos dhe ndaloi përdorimin e torturave. Po ashtu ai premtoi se SHBA do të vepronin ndaj terroristëve në bazë të rregullave që u përgjigjen vlerave dhe idealeve të SHBA.

Për t'ju përgjigjur këtyre idealeve Obama u ka vënë komisioneve ushtarake disa kushte. Kështu p.sh. ato nuk kanë të drejtë që të përdorin në pranimet e fajit dhe deklaratat e bëra nën tortura. Po ashtu të akuzuarve nuk u duhet të vërtetojnë më se fjalët që thuhen për ta janë të gabuara. Gjithashtu forcohen edhe të drejtat e tyre në lidhje me zgjedhjen e avokatëve.

Megjithatë përfaqësuesja e një prej të burgosurve të Guantanamos mendon se këto kushte nuk mjaftojnë. Christine Huskey mendon se Obama është tërhequr prej një nga premtimet e tij elektorale:

"Gjatë fushatës elektorale Obama tha se komisionet ushtarake janë të tmerrshme dhe se qeveria e Bushit nuk duhet ta kishte bërë një gjë të tillë. Nga këndvështrimi politik me këtë ai ka shkelur një nga premtimet."

Obamës i ndodh si shumicës së presidentëve të tjerë para tij : në çështjet e sigurisë ai pozicionohet në qendër

Kurse David Gergen, vëzhgues i politikës amerikane dhe këshilltar i disa presindetëve nga të dyja kampet politike, e konsideron veprimin e Obamës në lidhje me Guantanamon si asgjë më tepër se sa kalimin nga idealet politike te politika reale:

"Në rast se si komandant i përgjithshëm përballesh papritur me fakte të forta, që burojnë nga dokumenta sekrete apo biseda personale me komandantë që kanë të bëjnë me to - të gjitha këto gjëra që si kandidat nuk i duhej t'i merrte parasysh - atëhere edhe Obamës i ndodh si shumicës së presidentëve të tjerë përpara tij, ai në çështjet e sigurisë pozicionohet në qendër."

Sipas të dhënave të KQN në Guantanamo gjenden ende 242 të burgosur, ndër ta edhe një nga ata që kishin luajtur fijet për atentatin e 11 shtatorit. Një algjeriani iu lejua tani të shkojë për në Francë. Në SHBA thuhet se rreth 20 të burgosur të tjerë janë në pritje të proceseve përpara komisioneve ushtarake. Shumë të tjerëve do t'u mundësohet largimi pa pritur procesin. Disa prej tyre pritet të vijnë në Gjermani, ndërkohë që me disa qeveri të tjera po vazhdojnë bisedimet për pranimin e të burgosurve.


Autor: Rüdiger Paulert/ Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 18.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HsbU
  • Data 18.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HsbU